LAJMI I FUNDIT:

Juventusi dhe Torino ndahen baras në “Derby della Mole”

Juventusi dhe Torino ndahen baras në “Derby della Mole”

Juventusi dhe Tonino luajtën baras me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 26-të të Serie A.

Juventusi e nisi ndeshjen më mirë, duke rrezikuar që në minutën e 11-të me Adrien Rabiot që gjuajti ngjitur me shtyllën.

Por vetëm dy minuta më pas erdhi goli, kur Mattijs de Ligt u gjend më së miri në zonë dhe me kokë shënoi për 1-0.


https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1494764587043983364

Pas golit nuk kishte më raste të mira dhe Zonja e Vjetër shkoi në pushim me epërsi.

Pjesa e dytë nisi më mirë për ‘granatën’, që rrezikuan të parët me Rolando Mandragoran në minutën e 50-të.

Por pas disa minutash loja e mirë iu konkretizua me gol.

Andrea Belotti gjuajti bukur me një gjysmë-volej për të shënuar për 1-1.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1494780927502860290

Deri në fund të dy skuadrat rrezikuan, por që rastet e mira të qind për qindta munguan.

Juventusi mbetet në pozitën e katërt me 47 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali 'refuzoi' dy lojtarë të mëdhenj nga Barcelona në një marrëveshje të mrekullueshme shkëmbimi gjatë afatit kalimtar të verës

Arsenali 'refuzoi' dy lojtarë të mëdhenj nga Barcelona në një marrëveshje të mrekullueshme shkëmbimi gjatë afatit kalimtar të verës

Premier League
Llogaria zyrtare e Michael Schumacher në rrjetet sociale bën postimin e parë pas 'daljes publike' të tij

Llogaria zyrtare e Michael Schumacher në rrjetet sociale bën postimin e parë pas 'daljes publike' të tij

Formula 1
Taulant Xhaka tregon lutjen që i bëri Granitit për mos të udhëtuar drejt Serbisë: Nuk është e lehtë të qëndrosh nën kontroll për 90 minuta

Taulant Xhaka tregon lutjen që i bëri Granitit për mos të udhëtuar drejt Serbisë: Nuk është e lehtë të qëndrosh nën kontroll për 90 minuta

Ndërkombëtare
Rritet zhgënjimi i Arda Guler: Tre lojtarë të Real Madridit që mund të largohen në janar

Rritet zhgënjimi i Arda Guler: Tre lojtarë të Real Madridit që mund të largohen në janar

La Liga
Leart Paqarada lirohet nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës

Leart Paqarada lirohet nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
De la Fuente shpërthen ndaj Federatës së Spanjës: Kampion me kontratë të fëmijëve

De la Fuente shpërthen ndaj Federatës së Spanjës: Kampion me kontratë të fëmijëve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori