LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Lavrov për “mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Ministria e Jashtme e Shqipërisë kërkon përgënjeshtrimin e lajmit nga ambasadori rus

Deklarata e Lavrov për “mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Ministria e Jashtme e Shqipërisë kërkon përgënjeshtrimin e lajmit nga ambasadori rus

Ministria për Evropën dhe Punë  të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit së Punëve të Jashtme Sergei Lavrov,  cili tha se mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë.

Sipas një njoftimi nga MEPJ në shenjë protestë është thirrur ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri që ta përgënjeshtrojë lajmin e publikuar nga mediat ruse.

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në reagim.


Shefi i diplomacisë ruse, Lavrov e cilësoi Ballkanin Perëndimor terren për krimin, ku ka terroristë dhe trafikantë droge që sipas tij do të rekrutohen në zonën e rrezikut në Ukrainë.

“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren për krimin. Ka terroristë dhe trafikantë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë. Ne po e rishikojmë këtë informacion tani”, tha ministri i Jashtëm rus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit Prendi

Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit Prendi

Lajme
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë

Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Kalo në kategori