Jurgen Klopp flet për garën e titullit me Manchester Cityn: Ky është problemi më i vogël që kam tani
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se nuk po mendon fare për garën për titull kampioni me Manchester Cityn në Angli dhe se me gjithë problemet që ka me skuadrën, kjo është barra më e vogël për të për momentin.
Liverpooli është rikthyer në Angli të enjten pas ndeshjes kundër Interit në Ligën e Kampionëve në të cilën ka arritur një fitore të madhe me rezultatin 2-0, ndërsa trajneri gjerman thotë se nuk e di për momentin se në cilët lojtarë mund të llogarisë në ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Megjithatë, ai shtoi se duhet të ketë mundësi të mira për zgjedhjen e lojtarëve dhe se sigurisht që nuk mund të llogarisë në Diogo Jotan e dëmtuar që doli në pjesën e parë të ndeshjes kundër Interit.
“Ende nuk e kam idenë se me çfarë formacioni do të luajmë, duhet të kemi opsione të mira, por nuk e di…”, ka hënë Klopp në fillim të konferencës për shtyp, duke treguar se sigurisht që nuk mund të llogarisë. në Jotan,
“Duhen ekzaminime të hollësishme. Duket se ka probleme me ligamentet e kyçit të këmbës dhe në fund të fundit duhet të presim dhe të shohim vlerësimin e mjekut”, deklaroi ai për portugezin.
Më tej Klopp tha se me gjithë problemet që ka, gara me Manchester Cityn për titull duket të jetë më e vogla.
“Nga të gjitha problemet që kam, gara me Cityn për vendin e parë është më e vogla për mua. Nuk e mendoj… Duhet të fitojmë dhe më pas të shohim nëse do t’i afrohemi apo nuk do të jetë kështu. Ne po luftojmë për një vend në Ligëm e Kampionëve, dhe të gjitha problemet që kemi mund të zgjidhen vetëm në një mënyrë – duke fituar”, shtoi Klopp.
Diogo Jota is definitely ruled out of Saturday's match with Norwich City, but we await further detail on the extent of his ankle injury.
— Liverpool FC (@LFC) February 18, 2022
Ndeshja mes Liverpoolit dhe Norëichit do të luhet të shtunën në orën 16:00 në Anfield Stadium. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSan Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq
Portugalia triumfon përballë Kroacisë në startin e Ligës së Kombeve
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh