LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon përshëndet emërimin e emisarit gjerman për Ballkanin

Von Cramon përshëndet emërimin e emisarit gjerman për Ballkanin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar Manuel Sarrazin, i cili sipas është emëruar i dërguar special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Qeveria gjermane ka emëruar sot politikanin Manuel Sarrazin, si të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

“Urime të ngrohta për kolegun tim Manuel Sarrazin që u emërua nga Qeveria gjermane si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor”, tha Von Cramon përmes një postimi në Twitter.


Ajo tha se Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetje nga BE.

“Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje të fortë dhe parimore nga Bashkimi Evropian dhe ai është një nga personat më të mirë mes të Gjelbërve në Gjermani për të marrë këtë post, pasi ai është një mbështetës i vendosur i Zgjerimit të BE-së në rajon”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Edhe pse Gjermania ka qenë më parë e përfshirë në Ballkanin Perëndimor, me ardhjen e qeverisë së re dhe pasi të Gjelbërit morën postin e Ministrisë së Jashtme gjermane, shteti gjerman dëshiron të rrisë ndikimin në proceset e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria gjermane po dërgon një emisar special në Ballkanin Perëndimor - ai ka kundërshtuar ndryshimin e kufijve në rajon
Lexo po ashtu Qeveria gjermane po dërgon një emisar special në Ballkanin Perëndimor - ai ka kundërshtuar ndryshimin e kufijve në rajon

Sarrazin me këtë rast do të jetë edhe njeriu i parë që do të marrë këtë pozicion, duke qenë se ai nuk ka ekzistuar as në punën e ish-qeverisë gjermane të udhëhequr nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Nuk dihet nëse Sarrazin do të përfshihet në monitorimin dhe zbatimin e të ashtuquajturave Procesi i Berlinit apo qeveria gjermane po planifikon një rol shumë më të gjerë politik për këtë zyrtar në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/