Sot në përvjetorin e 14 të Pavarësisë së Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës, ku të pranishëm ishin presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.
Presidentja Vjosa Osmani uroi qytetarët e Kosovës për 14-vjetorin e pavarësisë, ndërsa tha se kjo ditë shënon arritjen më kulminante të popullit të Kosovës në historinë e saj.
“Edhe këtë ditë dua të shfrytëzoj për t’i falënderuar dhe nderuar të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka që ne ta gëzojmë shtetin që e kemi, duke filluar nga presidenti Ibrahim Rugova, që diti ta qartësojë vullnetin e popullit të Kosovës para botës dhe të krijoj miqësi që sot i gëzojmë, e duke vazhduar me mbi 3 mijë dëshmorë që flijuan jetë e tyre”, tha presidentja, raporton Telegrafi.
Ajo tha se sakrifica për shtetin ka qenë e madhe, me mbi 13 mijë civilë të vrarë, 20 mijë të mbijetuara të dhunës seksuale, mbi 130 mijë shtëpi të shkatërruara e mbi 1600 të zhdukur janë plagë akoma e hapur.
“Liria jonë do të plotë atë ditë kur do të ketë drejtësi, për të gjitha viktimat, atë ditë kur qytetari i fundit do të kthehet në republikën tonë, tek shteti i vet, tek familjet e tyre”, tha Osmani.
Presidentja tha se në këtë ditë festohen të arriturat e Republikës së Kosovës, duke shtuar se më 17 shkurt 2008 është përcaktuar fati ynë si shtet i pavarur dhe sovran.
“Megjithatë sfidat vazhdojnë… në këto sfida duhet të qëndrojmë të bashkuar se historia ka dëshmuar se vetëm kur jemi të unifikuar e të bashkuar rreth qëllimit për ta bërë Kosovën të suksesshëm që i del zot qytetarëve të vet, atëherë ne mund të kemi sukses”, tha ajo.
Më tej presidentja e vendit tha se është e bindur se miqtë e Kosovës janë krenar me të arriturat e shtetit të ri.
“Siç ka thënë presidenti Rugova, shtëpia nuk mbahet pa miq, e Republika e Kosovës është dëshmia më e madhe e kësaj”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E thirrën jashtë lokalit dhe e qëlluan, identifikohen 2 autorët e ngjarjes në Orikum
Sorensen konfirmohet përfundimisht emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Taravari për terapinë e pacientëve me kancer: Nuk ka mungesë të ilaçeve, këtë javë Onkologjia do të furnizohet me terapi biologjike
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës