LAJMI I FUNDIT:

Osmani iu kundërvihet me libra, falsifikimeve të Serbisë për Sanxhakun e Nishit: Për dy muaj u dëbuan mbi 250 mijë shqiptarë, rreth 70 mijë vdiqën

Osmani iu kundërvihet me libra, falsifikimeve të Serbisë për Sanxhakun e Nishit: Për dy muaj u dëbuan mbi 250 mijë shqiptarë, rreth 70 mijë vdiqën
Studiuesi i arkivistikës Jusuf Osmani/Foto: Ridvan Slivova

Në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com është diskutuar për studimin e veprave për shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit.

Në intervistë ka folur studiuesi i arkivistikës Jusuf Osmani, i cili ka publikuar shtatë veprat “Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit – Muhaxhirët” në 7 vëllime.


Osmani në këtë emision me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka treguar rëndësinë e këtyre veprave, të dhënat e grumbulluara, vrasjet që ndodhën, shkatërrimin e pasurisë që është bërë, qëllimin e publikimit, përkthimin e dokumenteve e mbledhjen e arkivave të ndryshme.

Studiuesi Osmani thotë se në këto vepra janë detajet e dëbimit, vuajtjet e maltretimet e deri të vendosja e tyre në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë, Turqi e deri në vendet arabe.

Ai thotë se më këtë ka përmbushur kërkimet e tij për maltretimet që u ndodhën shqiptarëve që u dëbuan nga këto treva që sot janë në Serbi.

Osmani tregon se vendbanimet shqiptare në Sanxhakun e Nishit u zbrazën brenda vetëm dy muajve.

Jusuf Osmani, autor i vëllimeve “Shqiptaret në Sanxhakun e Nishit” në intervistë me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu/ Foto Ridvan Slivova

“Në dhjetor të vitit 1877 dhe janar të vitit 1878 u dëbuan më shumë se 250 mijë shqiptarë. Ata pësojnë shumë nga luftërat, dhuna,  terrori. Sipas disa informatave rreth 70 mijë banorë shqiptar kanë pësuar në atë luftë. Ato territore pushtohen menjëherë nga Serbia dhe kolonizohen…Në Medvegjë janë 52 vendbanime dhe që të gjitha kanë qenë të banuara nga shqiptarë. Një vendbanim Lece ku ka qenë një xeherore kanë ardhur disa xehetarë serb dhe kanë banuar aty”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Studiuesi thotë se Toplica e Prokuplja kanë qene vendbanime që edhe vet serbët i kanë quajtur “çerdhe e shqiptarëve”.

Osmani thotë se qëllimi i librave është që të paraqiten fakte dhe të dihet e vërteta historike e këtyre trojeve.

Studiuesi thotë se burimet serbe janë gjithmonë të njëanshme për këto ngjarje.

Ai thotë se popullata e Sanxhaku gjeti strehim në Kosovë, Preshevë, e deri në vise të largëta të Turqisë.

“Ka të dhëna që këta shqiptarë kanë arritur deri në Siri e Jordani. Mos ta flasim për Turqinë ku ka fshatra të tëra që 80% e tyre kanë prejardhje shqiptare”, tregon ndër të tjera Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori