LAJMI I FUNDIT:

Shumë ndeshje pa gola dhe fitore kundër tyre – Messi kërkon t’i japë fund shterpësisë kundër Real Madridit

Shumë ndeshje pa gola dhe fitore kundër tyre – Messi kërkon t’i japë fund shterpësisë kundër Real Madridit

Paris Saint-Germain e pret Real Madridin të martën në mbrëmje në atë që shihet si një nga ndeshjet më të forta ta fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Kjo përballje që ka një rëndësi të veçantë për Lionel Messin, i cili kërkon të përfundojë një ecuri të gjatë pa gola kundër Los Merengues.

Edhe pse Real Madridi gjatë karrierës së tij me Barcelonën ka qenë një kundërshtar i parapëlqyer, Messi në fakt duroi një ecuri mjaft zhgënjyese kundër rivalëve në vitet e fundit të karrierës së tij.


Ecuria e dobët e Messit kundër Real Madridit

Messi nuk e ka mposhtur Real Madridin që nga marsi i vitit 2019, ndërsa në këndvështrim personal ai ka shtatë ndeshje radhazi pa e gjetur rrjetën ndaj Los Blancos.

Që nga 2 marsi 2019, Messi ka humbur tre ndeshje kundër Real Madridit dhe ka një barazim, dhe kjo është ecuria e tij më e keqe në histori kundër gjigantëve spanjoll.

Goli i tij i fundit kundër Los Blancos erdhi në maj të vitit 2018, dhe ai shpreson që të kthehet në rrugën e duhur të martën në mbrëmje.

Real Madridi është kundërshtari me të cilin ka luajtur më se shpeshti në karrierën e tij, pasi me ta Messi është përballur në 45 takime. Rekordi i tij është 19 fitore, 11 barazime dhe 15 humbje.

Kundër Real Madridit, Messi ka gjetur rrjetën 26 herë. Më shumë herë i ka shënuar vetëm Sevillas (38), Atletico Madridit (32), Valencias (31) dhe Athletic Bilbaos (29). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori