Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në vend. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022.
Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Çmimi i specave pa djegës për kilogram në një dyqan ushqimor në Prishtinë është 3.49 euro. Sipas të dhënave të ASK-së, në muajin shkurt të vitit 2021, çmimi mesatar i këtij produkti ka qenë 2.14 euro.
Në Tregun e Gjelbër, një kilogram domate po shitet për 1.50 euro, teksa në një dyqan çmimi ishte 1.99 euro, kurse sipas ASK-së një kilogram domate në shkurt të vitit 2021 mesatarisht shitej për 1 euro. Në një tezgë janë ekspozuar mandarina dhe çmimi i tyre është 80 centë për kilogram.
Një lloj i mollëve po shitet për 50 centë kilogrami. Sipas çmimeve mesatare të shkurtit të vitit 2021, çmimi i këtij produkti ishte më i shtrenjtë, përkatësisht 68 centë. Përveç çmimeve fikse për molla, ka edhe oferta të tilla, ku 3 kilogramë të këtij lloji të mollës mund të blihen për 2 euro.
Në Tregun e Gjelbër, çmimi për një kilogram portokaj është 60 centë. Një lakër në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër kushton 50 centë. Një kilogram patate po shitet për 50 centë. Vitin e kaluar, referuar çmimeve mesatare për muajin shkurt, ky produkt shitej për 51 centë.
Lirim i çmimeve vërehet te limonët. Në një tezgë në Tregun e Gjelbër ky produkt po shitet për 80 centë për një kilogram. Vitin e kaluar, çmimi mesatar i këtij produkti ishte 1.12 euro.
Një kilogram spec djegës në një dyqan ushqimor të Prishtinës po shitet për 2.79 euro. Kilogrami i qepës së kuqe po shitet për 80 centë. Kurse çmimi i një kilogrami spinaq është 1 euro.
Qepët po shitet për 50 centë. Çmimi i një kilogrami fasule në Tregun e Gjelbër është 2.50 euro, ku sipas ASK-së, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 2.55 euro.
Në një dyqan në Prishtinë, çmimi për 900 gramë oriz është 95 centë. Vitin e kaluar, çmimi mesatar ishte 1.39 euro. Çmimi i një kilogrami banane në një dyqan në Prishtinë është 1.19 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 1.13 euro.
Një pako prej 900 gramësh sheqer në një dyqan në Prishtinë po shitet për 89 centë. Vitin e kaluar, referuar çmimeve mesatare për muajin shkurt, një kilogram i këtij produkti shitej për 70 centë.
Kurse, çmimi i pesë kilogramëve miell në një dyqan në Prishtinë është 3.85 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 51 centë për kilogram. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje