Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri është duke raportuar sot në Komisionin për Siguri, ku ka folur për shqetësimet që kanë zyrtarët policor dhe gjendjen në të cilën është ky institucion i sigurisë.
Zeqiri ka thënë se për ta është i papranueshëm Projektligji i Pagave i cili u është ofruar.
“Na është ofruar një Projektligj së bashku me koeficientet që janë përcaktuar, i kemi analizuar dhe fillimisht po them që për Sindikatën e Policisë ky Projektligj që në start është i papranueshëm për shkak se nuk kemi çmim të koeficientit, vlera e koeficientit për ne është e panjohur. Është e papranueshme rangimi i koeficienteve të Policisë së Kosovës në krahasim me institucionet tjera”, ka thënë Zeqiri.
Ai ka shtuar se kjo është diskriminuese për Policinë e Kosovës, duke thënë se paga aktuale e një polici është 392 euro.
“Aktualisht paga e policit është 392. Është i papranueshëm Projektligji që neve na është ofru me këtë koeficient”, u shpreh Zeqiri.
Kryetari i Sindikatës së PK-së, më tej ka thënë se shqetësim i madh për Policinë e Kosovës mbetet edhe sigurimi shëndetësor, i cili është folur tash e sa vite, shkruan Telegrafi.
“Institucioni i vetëm i sigurisë në vend pa sigurim shëndetësorë. Kemi kërkuar që Projektligji për sigurim shëndetësorë të hyjë në agjendë, por siç duket nuk është në rend”, tha Zeqiri.
Ai tregoi se aktualisht Policia e Kosovës numëron 9 mijë e 119 punonjës, përfshirë edhe pjesën e stafit civil dhe zyrtarë të uniformum.
“Prej themelimit të Policisë së Kosovës kemi 21 zyrtarë policor të vrarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kemi 300 zyrtarë policor që kanë vdekur në detyrë, 426 zyrtarë policor të lënduar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, 237 zyrtarë policor që janë sëmur gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe 528 raste me sëmundje të veçanta”, tha Zeqiri.
Ai tregoi se prej fillimit të pandemisë 25 zyrtarë policor kanë humbur jetën nga pandemia dhe rreth 2,500 zyrtarë janë infektuar.
Zeqiri shtoi se prej themelimit të Policisë së Kosovës, 1,108 zyrtarë policor kanë dhënë dorëheqje vullnetare.
“Këto shifra janë tregues i sfidave të zyrtarëve policor gjatë këtyre viteve dhe mendojmë që policia duhet të ketë trajtim më të dinjitetshëm”, tha Zeqiri.
Po ashtu ai tutje ka thënë se nga informacionet jo të konfirmuara, shumë zyrtarë polciorë kanë aplikuar për viza e që kjo sipas tij është edhe shqetësuese.
“Është shqetësuese puna e policëve që kanë lëshuar punën dhe ka indikacione që do të vazhdojë kjo dukuri për shkak se sigurisht ata e kanë arsyen sepse po gjejnë më mirë. Nuk e kam një statistikë por informacione të pakonfirmuar ka shumë zyrtarë policorë kanë aplikuar për viza dhe janë duke pritur, dhe kjo më të vërtetë është shqetësuese”, tregoi Zeqiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë