LAJMI I FUNDIT:

Irlanda e Veriut do të largojë të gjitha kufizimet e mbetura, të vendosura për shkak të COVID-19

Irlanda e Veriut do të largojë të gjitha kufizimet e mbetura, të vendosura për shkak të COVID-19

Të gjitha kufizimet e mbetura për Covid-19 në Irlandën e Veriut do të hiqen, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Robin Swann.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aktualisht janë vendosur një numër i vogël kufizimesh, duke përfshirë mbajtjen e maskave dhe përdorimin e certifikimit për Covid-19 në klubet e natës.


Dhe Swann tha se ato masa të mbetura “nuk duhet të përcaktohen më në rregullore” dhe në vend të kësaj do të vendosen “në udhëzime të lëshuara për publikun”.

Ai bëri të ditur se do të jepte një urdhër të martën për të revokuar rregullat e mbetura.

“Kjo nuk do të thotë që Covid-19 është larguar ose që ne si komunitet jemi të sigurt nga dëmi i tij”, ka paralajmëruar Swann.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të vazhdojmë të respektojmë masat e ndjeshme që të gjithë kemi mësuar – për të mbrojtur veten dhe të tjerët”.

Përkundër kësaj, ministri i Shëndetësisë tha se ishte e rëndësishme të ruhej aftësia për të rifutur kufizime përsëri në rast nevoje urgjente. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq akuzon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq akuzon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Evropa
Vuçiq e krahason opozitën serbe “Serbia kundër dhunës” me organizatën e atentatorit të kryeministrit sllovak

Vuçiq e krahason opozitën serbe “Serbia kundër dhunës” me organizatën e atentatorit të kryeministrit sllovak

Serbia
Kalo në kategori