LAJMI I FUNDIT:

Rihanna shfaq barkun e rrumbullakosur ndërsa shihet me të dashurin ASAP Rocky

Rihanna shfaq barkun e rrumbullakosur ndërsa shihet me të dashurin ASAP Rocky

Rihanna shfaqi barkun e saj në rritje teksa iu bashkua të dashurit ASAP Rocky për të festuar ngjarjen Super Bowl në Los Angeles të dielën përpara se të shkonte në Nobu.

Këngëtarja e hitit “Umbrella”, 33 vjeçe, dukej rrezatuese teksa tregonte barkun e saj në një bluzë të kaltër të tejdukshme, të bashkuar me një shami koke – pasi Los Angeles Rams mundi Cincinnati Bengals me një rezultat 23-20.

Ylli, i cili tregoi sytjenat e saj prej dantelle poshtë bluzës, ishte mbështjellë me një xhaketë të kaltër dhe kishte veshur xhinse ngjyrë hiri të grisura.


Ajo rregulloi flokët saj në një stilim të hijshëm dhe kishte një gamë rrezatuese të grimit.

Rihanna mahnit në daljen e saj të parë pas njoftimit të shtatzënisë
Lexo po ashtu Rihanna mahnit në daljen e saj të parë pas njoftimit të shtatzënisë

ASAP, 33 vjeç, kishte veshur një kombinim Louis Vuitton dhe një kapelë teksa ecte me dashurën e tij.

Gjatë një eventi të fundit, Rihanna foli për mendimet e saj për të qëndruar në modë gjatë shtatzënisë, teksa pret lindjen e fëmijës së saj të parë me ASAP Rocky.

Rihanna flet për stilin e saj unik gjatë shtatzënisë: Kur dukesh mirë, ndihesh mirë
Lexo po ashtu Rihanna flet për stilin e saj unik gjatë shtatzënisë: Kur dukesh mirë, ndihesh mirë

Ajo tha se stilimi i vetes gjatë shtatzënisë ishte ‘argëtues’ dhe ‘sfidë’. “Më pëlqen. Po e shijoj”, ka thënë për mediat ylli. /Telegrafi/