LAJMI I FUNDIT:

Victoria Beckham ka zbuluar pjesë nga koleksioni i ri pranveror dhe bashkë me të edhe një pjesë grimi

Victoria Beckham ka zbuluar pjesë nga koleksioni i ri pranveror dhe bashkë me të edhe një pjesë grimi

‘Eylaineri’ është veçanërisht interesant për ne

Kreatorja e njohur dhe ish-këngëtare, Victoria Beckham, ka dizajnuar një koleksion të ri pranveror dhe bashkë me të edhe një pjesë grimi.


Prej shumë vjetësh Victoria ka krijuar veshje elegante, të reduktuara dhe femërore, transmeton Telegrafi.

Në çdo sezon të ri, ajo gjen ndonjë pjesë të harruar, së cilës do t’i japë nota të reja dhe do ta bëjë atë përsëri moderne.

Ajo tani kombinon prerje të gjera, këmisha dhe pallto të mëdha me funde në formë zileje kaq të njohura.

E shohim që në koleksionin e saj është edhe dizajni me kuadrate, por edhe te shumë stilistë të tjerë të modës së lartë.

Sa i përket grimit, ajo na dha një ide sesi t’i theksojmë sytë me një hap këtë pranverë. Beckham zgjodhi ngjyrën bordo dhe thotë se është e preferuara e saj:

– Bordeaux është kthyer! Një nga nuancat e mia të preferuara – ka shkruar krijuesi në Instagram me një video ku tregon se si të aplikoni më lehtë hijen.

/Telegrafi/