LAJMI I FUNDIT:

Milani fiton minimalisht ndaj Sampdorias dhe bëhet lider në Serie A

Milani fiton minimalisht ndaj Sampdorias dhe bëhet lider në Serie A

Milani ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Sampdorias  në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.

Ekipi i Stefano Piolit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marr fitoren e dytë pas asaj ndaj Interit në derbi dhe me këto tri pikët është bërë lider i kampionatit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç disa rasteve arriten të shënojnë edhe një gol.


Goli i vetëm erdhi në minutën e tetë me anë të sulmuesit Rafael Leao, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të shkëlqyer të portierit Mike Maignan.

Në pjesën e dytë, loja ishte më e barabartë, me mysafirët që menaxhonin lojën në kërkim të barazimit, por me vendasit që patën më shumë raste për gol.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve, portat mbeten të paprekura dhe Rossonerët arritën të marrin tri pikë shumë të vlefshme me një fitore minimale 1-0.

Me këtë fitore, Milani merr pozitën e parë në tabelë me 55 pikë apo një më shumë se Interi i dyti, por me një ndeshje më pak, ndërsa Sampdoria renditet e 16-të me 23 pikë.

Në javën e ardhshme, Rossonerët udhëtojnë te Salernitana, ndërsa Sampdoria e pret Empolin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori