Adele mendohet se ka blerë bizhuteri në vlerë prej 2.2 milionë funtesh (2.6 milionë euro) kur dha një intervistë të civilizuar në “The Graham Norton Show” përpara se të shijonte një natë të këndshme në klubin e natës “G-A-Y Heaven” të Londrës të enjten.
Këngëtarja 33 vjeçe, e cila mburret me një vlerë neto fitimesh prej 162 milionë funte (193 milionë euro), u filmua duke kërcyer në një shtizë në klubin e natës pasi kishte përfunduar suksesshëm paraqitjen në emision.
Në paraqitjen elegante, Adele mbante në veshë vathë 22 karat me vlerë tetë herë më të madhe se çmimi i një shtëpie mesatare në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan DailyMail.
Në gisht ajo kishte gjithashtu një ‘unazë fejese’ me vlerë rreth një milion dollarë (740,000 funte apo 884,000 euro) sipas Page Six.
Ajo e vazhdoi koleksionin e saj të mrekullueshëm të bizhuterive me një varëse diamanti të markës “Ball n Chain” dhe varëse dhjetëkëndëshe të të njëjtës markës, me diamant “Chi Chi” me pesë rreshta dhe një byzylyk ari të verdhë.
Vathët e saj ishin më të shtrenjtit, pasi kapnin shifrën e 550,000 funteve (657,000 euro).
Në total, ajo mendohet se kishte në trupin e saj bizhuteri në vlerë mbi 2.2 milionë funte (2.6 milionë euro), në trupin e saj.
Pas intervistës, Adele u nis për në klubin e natës “G-A-Y Heaven”, ku e shijoi mbrëmjen në këndin VIP të këtij klubi.
Këngëtarja britanike, e cila tha se kishte hequr dorë nga pija në tetor të vitit 2021, u pa e dehur në mbrëmjen, ku pjesëmarrës ishin shumë persona të komunitetit LGBTI.
Disa orë më parë, ajo kishte bërë një performancë shumë të qytetëruar në programin “The Graham Norton Show”, ku zbuloi se dëshiron të ketë një fëmijë me të dashurin e saj Rich Paul dhe vazhdoi të nxisë thashethemet se çifti janë fejuar.
Adele, e cila është kthyer në shtëpi në Londër pasi fitoi tri çmime në mbrëmjen e madhe të muzikës, Brit Awards 2022 të martën, u filmua nga të pranishmit, teksa kërcente në skenën e striptizit në klubin e natës.
Artistja britanike fitoi çmimin “Artisti i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” për këngën ‘Easy On Me’, dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘30’.
Adele mundi pretendentin e njohur Ed Sheeran në kategorinë “Artisti i vitit” – kategori kjo që tani përfshin të gjithë artistët pavarësisht nga gjinia – pasi të dy publikuan albume të shumëpritura në të njëjtën kohë vitin e kaluar.
Në vitet e mëparshme të Brit Awards janë dhënë çmimet “Artisti më i mirë (mashkull)” dhe “Artistja më e mirë (femër)”, por këtë vit kishte vetëm një kategori të përbashkët, të quajtur “Artisti më i mirë (pa gjini)”.
Gjatë fjalimit të saj pasi pranoi çmimin, Adele i tha audiencës: “E kuptoj pse emri i këtij çmimi ka ndryshuar, por më pëlqen shumë të jem grua dhe të jem një artiste femër”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak