LAJMI I FUNDIT:

Adele filmohet e dehur në klub nate, teksa ngjitet në skenë për të kërcyer striptiz

Adele filmohet e dehur në klub nate, teksa ngjitet në skenë për të kërcyer striptiz

Adele tronditi shikuesit e klubit të natës të enjten mbrëma kur u zhvesh në sytjena dhe u fut në skenë për të bërë striptiz.

Këngëtarja e hitit “I Drink Wine”, 33 vjeçe, kishte parë ngjarjen e “G-A-Y Porn Idol” në Heaven të Londrës përpara se të vendoste të përfshihej, duke hipur në skenë dhe duke bërë një vallëzim provokues.


Në momentin që ajo iu afrua tubit në skenë për të bërë vallëzimin e striptizit, kërcimtarët e tjerë të skenës shikonin të tronditur, shkruan DailyMail.

Adele, e cila është kthyer në shtëpi në Londër pas fitores së saj të trefishtë në Brit Awards 2022 të së martës, u xhirua nga të pranishmit në klubin e natës, kërcente e veshur me një kostum të bardhë.

Më herët gjatë mbrëmjes, ajo kishte bërë një performancë shumë të civilizuar kur u shfaq në emisionin “Graham Norton” e veshur me të njëjtin kostum, ku foli për suksesin e saj të madh në Brit Awards këtë javë.

Pasi ndoqi shfaqjen striptiste nga këndi VIP i klubit të natës, Adele vendosi që të përfshihej në shfaqje, duke u ngritur në skenë për t’u afruar te tubi, ndërsa publiku i pranishëm brohoriste.

Në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve britanike, Brit Awards 2022, këngëtarja e hitit “Easy On Me” ishte një nga artistet më të vlerësuara, pasi fitoi tri çmime të rëndësishme.

Pakënaqësi në Brit Awards: Ed Sheeran thuhet se është i frustruar që u vlerësua me vetëm një çmim, ndërkohë që Adeles iu dhanë tri
Lexo po ashtu Pakënaqësi në Brit Awards: Ed Sheeran thuhet se është i frustruar që u vlerësua me vetëm një çmim, ndërkohë që Adeles iu dhanë tri

Ajo fitoi në kategorinë “Artisti i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” për ‘Easy On Me’ dhe “Albumi i vitit” për albumin ‘30’.

Pasi fitoi çmimin “Artisti i vitit”, Adele i tha audiencës: “E kuptoj pse ky çmim ka ndryshuar, por më pëlqen të jem një artiste femër”, duke iu referuar kështu faktit se shfaqja kishte eliminuar kategoritë gjinore.

Larg shkëlqimit që pati në spektakël, Adele fotografohet me cigare dhe shapka në veturën e saj pas largimit nga Brit Awards
Lexo po ashtu Larg shkëlqimit që pati në spektakël, Adele fotografohet me cigare dhe shapka në veturën e saj pas largimit nga Brit Awards

Ndryshe nga vitet e tjera, Brit Awards 2022 vendosi që të mos kishte çmime “Artisti i vitit (mashkull)”, dhe “Artistja e vitit (femër)”, por një çmime të vetëm pa gjini, të quajtur “Artisti i vitit”.

Në këtë kategori, Adele mundi artistët: Dave, Ed Sheeran, Little Simz dhe Sam Fender. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori