Partia Demokratike e Kosovës(PDK) po e quan Qeverinë Kurti të heshtur dhe inekzistente karshi ngritjes së çmimeve enorme për produktet ushqimore, të rrymës dhe naftës në vend.
Kryetari i komisionit për ekonomi nga radhët e PDK-së, Ferat Shala po fajëson qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për mosfunksionalizimin e Autoritetit të Konkurrencës, tash e më shumë se shtatë muaj.
Deputeti Shala në një intervistë për KP thotë se vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike nga ZRrE-ja mbetet i papranueshëm, dhe siç thekson ai do të koordinohen së bashku me partitë opozitare për apelimin e vendimit në gjykatat kompetente.
Madje, ai tha se ky vendim përveç që është në dëm të ekonomive familjare, është diskriminues dhe nuk përfshinë të gjithë territorin e vendit.
“Vendimi për ne ka qenë dhe mbetet i papranueshëm, ne në ditët në vijim do të bëjmë çka është e mundur në mënyrë ligjore dhe demokratike ta hedhim poshtë, sepse vendimi përveç që është diskriminues bën pa barazinë mes qytetarëve. Bën edhe shkelje të tjera, sepse ndan Kosovën jashtë asaj që është kompetencë e saj.
ZRRE me vendimin e saj e len një pjesë të territorit pa përfshirë dhe në këtë relacion jemi shumë kundër… Në ditët në vijim do të shihni veprimet të cilat do të jenë të koordinuara me opozitën, por që presim edhe në ditët e ardhshme reagimet institucionale e pse jo edhe të veprimeve ligjore, duke e ankimuar vendimin e ZRRE-së”, u shpreh Shala.
Deputeti Shala tutje ka thënë se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të parandaluar shtrenjtimin e produkteve.
Sipas tij, qeveria duke mos emëruar bordin e ri të Autoritetit të Konkurrencës, ka lënë hapur mundësinë edhe të shkeljeve dhe të keqpërdorimeve në tregun e përgjithshëm.
“Ajo që është ende më e dhimbshme, qeveria ka lënë hapur mundësinë edhe të shkeljeve dhe të keqpërdorimeve në tregun e përgjithshëm. Kështu sot e shtatë muaj vendi nuk e ka bordin e Autoritetit të Konkurrencës të kompletuar.
Pra, kur i duhet vendit më shumë në një situatë pandemie, kur tregu i farmaceutikës është jashtë kontrollit, sepse nuk ka autoritet që e kontrollon.
Në anë tjetër kemi një inflacion të shkallës jashtëzakonisht të lartë dhe në përsëri nuk kemi Autoritetin e konkurrencës që do të menaxhoj dhe të kontrollojë tregun. Kemi inflacion në të gjithë sektorët ekonomik dhe sot qeveria për shtatë muaj rresht nuk arrin ta vendos dhe ta bën funksional Autoritetin e Konkurrencës që ta monitorojë, menaxhojë dhe kontrollojë këtë rritje të paparë ndonjë herë në dekadën e fundit”, deklaron ai.
Deputeti Shala ka folur edhe për çmimet e larta të naftës, dhe për paralajmërimet se ky trend i rritjes do të vazhdojë në ditët në vazhdim.
Për këtë ai tha se po mungon dora e shtetit për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregut të naftës.
“Përkundër orvatjeve për t’u fshehur pas krizave të mëdha globale, megjithatë institucionet dhe mekanizmat shtetëror duhet të funksionojnë…(03’45) Sa janë rezervat e shtetit? Ku është dora e qeverisë në këtë relacion. A kemi rezerva vërtet të naftës, kur duhen dhe si duhet të përdoren ato? A mund ta parandalojmë inflacionin dhe rritjen e çmimit të naftës? Pra, qeveria është pothuajse e heshtur, inekzistente, edhe para ngritjes së çmimit të naftës, edhe para ngritjes së çmimit të energjisë dhe para situatës pandemike”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite