Shumica e fuqisë mbrojtëse e ofruar nga dozat përforcuese e vaksinave kundër coronavirusit bie pas katër muajsh, tha Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), duke rritur shqetësimet se disa amerikanë, veçanërisht ata me rrezikshmëri të lartë, do të duhet të marrin një dozë të katërt
Hulumtimet paraprake nga Izraeli dhe Britania kanë sugjeruar se mbrojtja e ofruar nga dozat përforcuese bie brenda muajsh.
Por, të dhënat e prezantuara më 11 shkurt paraqesin të dhënat e para të rënies së mbrojtjes nga vaksinat e prodhuara me teknologjinë mRNA, siç janë ato të Pfizer dhe Moderna.
Studimi u fokusua te personat që kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të simptomave të sëmundjes COVID-19, kështu që nëse ajo popullatë është e orientuar drejt moshave më të vjetra dhe atyre me sistem më të dobët imunitar, atëherë dozat përforcuese mund të jenë më pak të efektshme.
Studimet e tjera kanë treguar se përderisa vaksinat mund të humbin disa prej aftësive për të mbrojtur ndaj sëmurjes së rëndë, hospitalizimit te personat mbi 65 vjeç, ato janë shumë efektive ndaj popullsisë së re, të cilët nuk kanë sëmundje shoqëruese.
Por, zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë thënë se duhet të kuptojnë nëse personat që konsiderohen me rrezik të lartë do të duhet t’i nënshtrohen regjimit prej tri dozave apo duhet të marrin edhe dozën e katërt.
CDC më herët kishte publikuar të dhëna që tregonin se doza e dytë dhe e tretë e vaksinave Moderna dhe Pifzer, mund të jenë më pak efektive ndaj variantit Omicron sesa ndaj variantit Delta të coronavirusit.
Sipas këtyre të dhënave, CDC kishte thënë se doza e tretë mund të ofrojë mbrojtje, të paktën për një kohë të shkurtër.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për një gjumë sa më të mirë, konsumo këto ushqime të pasura me magnez
Këto peceta higjienike përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer, sipas testit të laboratorit
Efekti “Dunning-Kruger”: Pse ndonjëherë njerëzit me më pak njohuri mendojnë se dinë më shumë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri