LAJMI I FUNDIT:

Basha pret Memli Krasniqin, PD e vendosur që objektivi i dialogut Kosovë-Serbi është njohja e ndërsjellë

Basha pret Memli Krasniqin, PD e vendosur që objektivi i dialogut Kosovë-Serbi është njohja e ndërsjellë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Gjatë deklarimit për mediat pas takimit me Krasniqin, kreu i opozitës shqiptare ka thënë se PD i qëndron fuqimisht të njëjtin pozicion rreth objektivit të dialogut Kosovë-Serbi, që është njohja e ndërsjellë mes dy vendeve.

Ai ka shtuar se ka ndarë të njëjtin mendim me kreun e PDK-së se rikthimi i një koordinimi të fuqishëm mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një shans i mirë për të shtyrë përpara dialogun Kosovë-Serbi dhe për të tejkaluar pengesat.


“Një barrë e madhe i përket BE-së dhe 5 vendeve anëtare, njohja prej të cilave e realitetit të Kosovës do të shmangë përfundimisht çdo skenar si ato që shohim që i aviten aktualisht në Bosnje dhe kërcënojnë jo vetëm arkitekturën e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, por edhe paqen dhe stabilitetin evropian”, është shprehur Basha.

Taulant Balla takon Memli Krasniqin në Tiranë, pajtohet për rritjen e bashkëpunimit mes dy grupeve parlamentare
Lexo po ashtu Taulant Balla takon Memli Krasniqin në Tiranë, pajtohet për rritjen e bashkëpunimit mes dy grupeve parlamentare

Basha shtoi se Shqipëria ka një detyrë edhe më të rëndësishme duke qenë se është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të shtyjë përpara çdo aspekt që ka të bëjë me Kosovën.

Në anën tjetër, Krasniqi tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë është i padiskutueshëm dhe prioritet kryesor për qeveritë apo opozitat e dy vendeve.

“Diskutuam në detaje me Bashën për temat e brengave të përbashkëta. Kosova dhe Shqipëria kanë shumë sfera të cilat kanë nevojë që të intensifikojnë bashkëpunimin, të rrisin koordinimin institucional. Është shembull i mirë që pavarësisht jemi në qeveri apo opozitë, bashkëpunimin mes dy vendeve e kemi të padiskutueshëm dhe prioritet të prioriteteve”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori