LAJMI I FUNDIT:

Brooklyn pësojnë humbjen e 10-të radhazi, Phoenix triumfon në derbi ndaj Bucks

Brooklyn pësojnë humbjen e 10-të radhazi, Phoenix triumfon në derbi ndaj Bucks

Janë zhvilluar shtatë sfida të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Brooklyn Nets asesi të këndellet, pasi kanë pësuar humbjen e 10-të radhazi këtë edicion në NBA, që është seria më negative viteve të fundit për këtë skuadër.


Washington Wizards ka qenë skuadra e radhës që i ka mposhtur dhe atë me vetëm një pikë diferencë, 113:112.

Braziliani Raul Neto ishte më efikasi tek Wizards me 21 pikë e gjashtë asistime, derisa ndeshje spektakolare zhvilloi Kyle Kuzma.

Ylli amerikan i Wizards arriti ‘Tiple-Doublen’ e parë me fanellën e Washingtonit ku shënoi 15 pikë, pati 13 kërcime e 10 asistime.

Tek skuadra mysafire më efikasi ishte Kyrie Irving me 31 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Derbi është zhvilluar në Footprint Center të Phoenixit, ku Suns kanë mposhtur me 24 pikë epërsi Milwaukee Bucks 131:107.

Qendra Deandre Ayton ishte më meritori për fitoren e Suns me 27 pikë, shtatë kërcime e një asistim. /Telegrafi/