Në profilin e Instagramit të Nellyt është publikuar një xhirim i seksit oral, ndërsa për rastin është deklaruar edhe reperit.
Ai ka thënë se xhirimi që zgjaste një minutë është ngarkuar gabimisht në InstaStory të këtij rrjeti social.
“Sinqerisht i kërkoj falje zonjushës së re dhe familjes së saj. Ky është publicitet i padëshiruar për të/ata”.
“Është një video e vjetër, e cila ka qenë private dhe asnjëherë nuk është dashur të dilte në publik”, ka thënë këngëtari në prononcimin e tij për TMZ.
Edhe pse fytyra e tij nuk shihej në xhirim, është dëgjuar zëri i tij teksa e xhironte femrën, identiteti i të cilës ka mbetur i panjohur që po i ofronte seks oral.
Videoja është larguar shpejt nga profili i tij, mirëpo atë e kanë parë shumë nga ndjekësit e reperit, disa prej të cilëve edhe e kanë ruajtur për ta shpërndarë në internet.
Ekipi i Nellyt pohon se profili i tij është hakuar dhe se ata janë të shqetësuar se më shumë përmbajtje private mund të përfundojë në internet duke i përfshirë të dhënat financiare, dokumentet personale dhe fjalëkalimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251