LAJMI I FUNDIT:

Koha po ikën për Benzeman: Paraqitja e tij ndaj PSG-së në dyshim

Koha po ikën për Benzeman: Paraqitja e tij ndaj PSG-së në dyshim

Kanë kaluar shtatë ditë që kur Karim Benzema është lënduar kundër Elches dhe sulmuesi francez vazhdon të punojë larg shokëve të tij të Real Madridit në Valdebebas.

Nr. 9 ka punuar në fushat stërvitore dhe ka bërë disa punë me topin, por ai nuk është ende në 100 për qind dhe është ende shumë larg për të arritur formën optimale.

E gjithë kjo vetëm gjashtë ditë përpara se Real Madridi të luajë kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve.


Real Madridi shpreson se Benzema do të kthehet me shokët e tij të enjten ose të premten, dhe se ai mund të luajë disa minuta kundër Villarrealit të shtunën.

Por realiteti është se ai nuk ka gjasa të shfaqet këtë fundjavë.

Los Blancos kishin një plan të qartë, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç do të dëshironin pasi Benzema vazhdon të rikuperohet nga problemi i tij.

Për më tepër, klubi e di se lëndimi mund të bëhet më i madh dhe t’u japë atyre më shumë probleme.

Tani, Real Madridi është i shqetësuar për një rikthim të mundshëm dhe Benzema është padyshim lojtari më i rëndësishëm në skuadrën e Carlo Ancelottit .

Stafi mjekësor i klubit ka punuar për të që nga 23 janari dhe tani afatet janë të ngushta dhe ndeshja me Villarrealin është pothuajse e përjashtuar për të.

Po ashtu, pjesëmarrja e Benzema -s kundër PSG -së është tashmë në dyshime serioze, pasi duket pothuajse e pamundur që ai të luajë 90 minuta kundër skuadrës së Ligue 1.

Në anën tjetër Ferland Mendy është në një situatë më të mirë. Ai është rikthyer në stërvitje të plotë dhe ka më shumë gjasa të luajë kundër PSG –së./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Kalo në kategori