LAJMI I FUNDIT:

Arsenali tallet brutalisht me Tottenhamin në faqen zyrtare të klubit

Arsenali tallet brutalisht me Tottenhamin në faqen zyrtare të klubit

Arsenali ka ndezur rrjetet sociale pasi ata janë tallur brutalisht me Tottenham dhe trofetë e tyre në faqen zyrtare të dyqaneve të tifozëve, duke i lënë tifozët të tronditur.

Konkretisht, rivali i tyre më i madh nga Londra Veriore nuk ka fituar asnjë trofe që nga mposhtja e Chelseat në finalen e Kupës së Ligës në vitin 2008.

Ndërkohë, Arsenali ka fituar tetë trofe gjatë asaj kohe duke ngritur katër herë trofetë e FA Cup dhe Community Shield.


Kaq mjaftoi që Arsenali t’i dërgonte një mesazh skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte në faqen e ‘fan shop-it’ ku ata shesin artikuj të klubit.

Nëse klikoni në ikonën e shportës pa shtuar asnjë artikull, në faqe do të shfaqet një mesazh.

“Shporta juaj është po aq bosh sa vitrina e trofeve të Tottenhamit”, thuhet në mesazh.

Siç pritej, tifozët e Arsenalit u kënaqën nga shakaja e klubit dhe e ndanë në rrjetet sociale./Telegrafi/