LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Muja kërkon të rishikohet pa eufori vendimi për benefitet e deputetëve

Deputeti Muja kërkon të rishikohet pa eufori vendimi për benefitet e deputetëve
Foto: Arkiv

Pas debatit publik për përfitimet enorme për karburante nga disa deputetë, kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, sot ka kërkuar nga të gjitha partitë parlamentare dhe shoqëria civile që të bëhen pjesë e diskutimit në momentin e fillimit të punës për vendimin e ri për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve mujore.

Kjo kërkesë për rishikimin e këtij vendimi është proceduar të martën pasdite nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje tek kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që të autorizohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere për të rishikuar vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit.

Muja në mbledhjen e sotme të Komisionit tha se pa eufori duhet të rishikohet vendimi për përfitimet e deputetëve, derisa paralajmëroi se do të bëhet një analizë krahasuese nga administrata e Kuvendit se si është e rregulluar në vendet e rajonit dhe BE-së skema e përfitimit të një deputeti.


“Kemi propozim në kuadër të gjithë këtij debati, ku na kërkohet të reflektojmë. Këtij komisioni do t’i drejtohet Kuvendi (kryetari i Kuvendit) për të shqyrtuar lartësinë dhe skemat e benefiteve të deputetëve.

Është mirë që të informoheni edhe ju, kështu që të gjitha grupet parlamentare duhet të përgatiten për me dhënë kontributin e tyre sikurse organizatat e shoqërisë civile. Jo me eufori, por sipas ligjit për me e pa në realitet se a ka bazë të shkohet tutje me rishikimin e këtij vendimi ose skemave. Po ashtu, të kemi edhe një analizë krahasuese nga administrata e Kuvendit se ku vërtet qëndron ky post (deputeti) në vendet e tjera të rajonit dhe në vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi ai.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, nuk ka kaluar raporti i shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës(RTK) për periudhën tetor-dhjetor 2021, pasi që shumica e anëtarëve kanë votuar kundër.

Për këtë raport të shpenzimeve të RTK-së që nuk pati sot diskutime, të gjithë anëtarët e komisionit nga VV-ja votuan kundër.

Për raportin e shpenzimeve të transmetuesit publik për periudhën tetor-dhjetor 2021, në mbledhjen paraprake të Komisionit gjatë shqyrtimit ka pasur vërejtje dhe kritika nga anëtarët e Komisionit nga radhët e partisë në pushtet dhe nga Bordi i ri i RTK-së. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori