Policia e Shtetit ka njoftuar përmbylljen e një operacioni kundër krimit ekonomik dhe financiar në qytetin bregdetar të Durrësit.
Sipas njoftimit të policisë, dy shtetas banues në Durrës janë arrestuar si të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.
F.L. 26 vjeç dhe D. B. 42 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si Call Center, u shpreh policia.
Policia shton se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale mashtrim kompjuterik, ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare, fshehja e të ardhurave dhe pastrim i produkteve të veprës penale”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251