LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon që të anulohet sot vendimi i ZRrE-së për shtrenjtim të rrymës

PDK kërkon që të anulohet sot vendimi i ZRrE-së për shtrenjtim të rrymës
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar që të bëhet një mocion procedural që të diskutohet urgjentisht për vendimin e ZRRE-së, i cili sot miratoi tarifat e reja të energjisë elektrike.

Tahiri ka thënë se ky vendim duhet të anulohet sot sepse është i dëmshëm.

ZRRE-ja miraton tarifat e reja të rrymës, bllok tarifa zhvendoset në 800kWh
Lexo po ashtu ZRRE-ja miraton tarifat e reja të rrymës, bllok tarifa zhvendoset në 800kWh

“Meqë po flasim për një çështje urgjente siç është vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ne kërkojmë të kemi mocion procedural ku do të debatojmë urgjentisht për vendimin e këtij komisioni, më mirë të themi për instrumentin e kryeministrit Kurti që sapo mori vendim që vërtetë e rëndon gjendjen në Kosovë. Kërkoj nga shefat e grupeve parlamentare që ta trajtojmë këtë çështje me urgjencë dhe të kërkojmë që ky vendim të përfundoj dhe të anulohet sot”, tha Tahiri.


Kryeparlamentari tha se mocioni procedural mund të futet në momentin kur të hapet seanca e re. /Telegrafi/