LAJMI I FUNDIT:

Suedia do të heqë kufizimet e hyrjes për vendet e BE-së

Suedia do të heqë kufizimet e hyrjes për vendet e BE-së

Në një takim të jashtëzakonshëm të hënën, qeveria suedeze vendosi të heqë të gjitha kufizimet e hyrjes nga 9 shkurti për vendet nordike dhe vendet e tjera të BE-së/Zonës Ekonomike Evropiane; në të njëjtin ditë që do të heqë gjithashtu pothuajse të gjitha rregullat dhe rekomandimet e saj për COVID-19 brenda vendit.

“Vendimi vjen pas një vlerësimi nga Agjencia e Shëndetit Publik të Suedisë se kufizimet e hyrjes nuk janë më një masë proporcionale e kontrollit të infeksionit”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

“Heqja e kufizimeve të hyrjes është një lehtësim i madh për shumë udhëtarë, jo më pak për ata që jetojnë dhe punojnë në rajonet kufitare nordike. Vendimi i sotëm gjithashtu redukton barrën e Autoritetit Policor Suedez, që nuk ka nevojë më të lërë mënjanë staf për të kontrolluar certifikatat e COVID-19 në kufi”, thuhet më tej, transmeton Telegrafi.


Sipas deklaratës, thuhet se kufizimet aktuale të hyrjes për vendet jo-BE/Zonës Ekonomike Evropiane do të mbeten në fuqi për momentin, “në përputhje me rekomandimet e BE-së në lidhje me hyrjen nga vendet e treta”.

Kjo do të thotë që njerëzit që udhëtojnë për në Suedi nga këto vende nuk do të mund të hyjnë në vend drejtpërdrejt nëse nuk mbulohen nga një seri përjashtimesh nga ndalimi i hyrjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Evropa
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Kalo në kategori