LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Nga marsi pagë minimale prej 18 mijë denarëve, e përmbushëm premtimin

LSDM: Nga marsi pagë minimale prej 18 mijë denarëve, e përmbushëm premtimin

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se qeveria e udhëhequr nga LSDM sërish dëshmoi se vlerëson punën e punëtorëve.

“Është arritur marrëveshje përmes Këshillit Ekonomik dhe Social dhe paga e muajit mars, ashtu siç premtuam do të jetë 18 mijë denarë”, shprehen nga LSDM.

Ata shtojnë se 80 mijë punëtorë do të marrin pagë më të lartë dhe se për 5 vjet është rritur paga dyfish, nga 9.000 denarë në 18.000 denarë.


“Qeveria e LSDM-së do të subvencionojë kontributet nga dallimi i rritjes deri në fund të vitit”, thonë nga LSDM duke shtuar se është e rëndësishme të ketë punëtorë të motivuar por edhe ndërmarrësi të fuqishme që të kontribuojë në rritjen e ekonomike./Telegrafi/