Kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet që kur është ndërtuar mbikalimi afër Shkollës së Mjekësisë “Ali Sokoli” në kryeqytet, e kjo me qëllim që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve nga veturat.
Mirëpo qëllimi i tij nuk është i realizuar në tërësi, sepse ky mbikalim në atë zonë është shumë pak i frekuentuar nga vetë qytetarët e Prishtinës.
Gjendja e këtij mbikalimi nuk është aspak e mirë. Ekipit i Telegrafit ka vizituar këtë mbikalim ku në shihet sasi e madhe mbeturinash, dhe kundërmon aromë shumë të keqe gjë që pamundëson edhe kalimin në të.
Në lidhje me këtë temë asistentja për komunikim në Komunën e Prishtinës, Arlinda Kastrati tha për Telegrafin se me vendim të Kuvendit të Komunës, ky nënkalim është në përgjegjësi të Ndërmarrjes Publike Banesore, dhe se për këtë arsye nuk është i përfshirë në planin e rregullt për mirëmbajtje të tij nga komuna.
“Mbikalimi te Shkolla “Ali Sokoli” me vendim të Kuvendit të Komunës së Prishtinës i është dhënë në shfrytëzim Ndërmarrjes Banesore. Prandaj ne si Drejtori nuk e kemi paraparë në planin për mirëmbajtje të rregullt. Ne edhe përkundër këtij fakti e kemi pastruar shumë herë edhe pse kjo me vendim është në përgjegjësi të Ndërmarrjes Banesore”, tha Kastrati.
Në kuadër të kësaj Kastrati tutje shton që organet e sigurisë duhet të merren me gjendjen e këtij mbikalimi. Kjo sepse sipas saj aty mund edhe te qëndroj dikush , pasi gjenden gjurmë të zjarrit për ngrohje, në hapësirat e mbikalimit.
“Në bazë të mbeturinave që janë në këtë mbikalim ka gjurmë që dikush aty edhe rrinë, prandaj duhet që organet e sigurisë të merren me këtë, përveç tjerash aty edhe ndizet zjarri për ngrohje. Ne kemi organizuar të bëjmë pastrimin me kompaninë për mirëmbajtjen e rrugëve në atë zonë, por deri sa është në përgjegjësi të Ndërmarrjes Banesore nuk mund të përfshihet në planin e rregullt të mirëmbajtjes”, deklaroi ajo.
Ndërkaq sipas saj për t’i mbrojtur qytetarët që kalojnë në atë zonë, komuna në bashkëpunim me policinë e Trafikut, ka vendosur rrethoja metalike dhe ka rregulluar vendkalimin për këmbësorë afër mbikalimit.
“Për shkak të sigurisë së këmbësoreve në bashkëpunim me Policinë e Trafikut e kemi asgjësuar vendkalimin në rreth, ku edhe kemi vendosur pengesë nga rrethoja metalike, por kemi krijuar vendkalim më të sigurt të rregulluar me semafor shumë afër”, përfundoi Kastrati.
E kontaktuar nga Telegrafi, Ndërmarrja Publike Banesore deri në këto momente kur po raportojmë, nuk iu ka përgjigjur telefonatave e as pyetjeve të dërguara me email.
Në anën tjetër policia deklaron që vetëm gjatë vitit 2021, në afërsi të shkollës “Ali Sokoli” ku ekziston mbikalimi për këmbësorë, kanë ndodhur 21 aksidente ku prej tyre 8 prej tyre kanë pësuar edhe lëndime trupore.
“Në vitin 2021 në rreth rrotullimi ,Rrethi i Flamurit” ,në afërsi të shkollës “Ali Sokoli” ku ekziston mbikalimi për këmbësorë, kanë ndodhur gjithsejtë 21 aksidente të komunikacionit, prej tyre 8 me lëndime trupore”, bënë të ditur policia.
Ndërtimi i këtij mbikalimi i kishte kushtuar Komunës së Prishtinës 180 mijë euro, që në atë kohë drejtohej nga LDK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova