Thjeshtësimi i procedurave doganore midis Kosovës dhe Shqipërisë, zvogëlimi i pritjes në pikat kufitare dhe hapja e Zyrës së Doganës në Portin e Durrësit janë disa lehtësira tregtare midis këtyre dy vendeve, që shpejt pritet të marrin karakter ligjor.
Qeveria e Kosovës ka miratuar më 26 janar Projektligjin për Zbatimin e Lehtësirave Doganore dhe kontrollin e hyrjes dhe daljes së mallrave. E njëjta masë është miratuar edhe nga Qeveria e Shqipërisë.
Ajo rrjedh nga marrëveshjet që dy vendet kanë nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të qeverive të tyre, të mbajtur më 26 nëntor të vitit të kaluar në Elbasan.
Brenda ditësh, Projektligji pritet të dalë për miratim edhe në Kuvendin e Kosovës.
“Më 27 janar, ky Projektligj është proceduar në Kuvend, më 28 [janar] e kemi shpërndarë te deputetët. I ka dy javë që të shkojë në seancë”, konfirmon sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, Ismet Krasniqi.
Ankesat e bizneseve për barriera
Përfaqësues të bizneseve në Kosovë, për vite me radhë, janë ankuar se Shqipëria u vendos barriera tregtare kur produktet e tyre i eksportojnë në këtë vend ose kur Shqipërinë e përdorin si kalim transiti, për të eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian.
Për një kalim transit në territorin e Shqipërisë, fabrika e këpucëve Solid nga Kosova paguan afër 80 euro, thekson drejtori Shpejtim Kuqi.
“Shqipëria nuk e njeh transitin që bëhet në Kosovë, kërkon të bëhet edhe një transit në Kukës dhe një skanim i mallrave në Durrës. Kjo merr kohë dhe është e kushtueshme”, thotë Kuqi.
Përshpejtimi i procedurave të transitit, po ashtu, është një nga pikat e marrëveshjeve për lehtësira tregtare, të arritura midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Në ueb-faqen e Doganave të Shqipërisë thuhet se tashmë ka një sistem të përbashkët të transitit.
Ky sistem thuhet se, “u mundëson bizneseve nisjen e një procedure transiti në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës” dhe “mbylljen e transitit në vendin tjetër (Kosovë apo Shqipëri), duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitare”.
Sipas Kuqit, ky sistem nuk zbatohet në praktikë.
Bizneset në Kosovë janë ankuar edhe për dokumentacione shtesë sanitare dhe fitosanitare në Shqipëri, për mosnjohje të certifikatës së origjinës së produkteve të prodhuara në Kosovë, për tarifa të larta rrugore, e të tjera. Por, probleme të ngjashme kanë raportuar edhe bizneset nga Shqipëria që eksportojnë në Kosovë.
Për eliminimin e barrierave të tilla tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje. Mbi 90 të tilla që kanë në fokus përmirësimin e shkëmbimeve tregtare, janë nënshkruar në tetë vjetët e kaluar, por shumë herë nuk kanë gjetur zbatim.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se me miratimin e projektligjeve për lehtësira tregtare, është afër mundësia që barrierave midis dy shteteve t’iu vijë fundi.
“Aprovimi i këtyre projektligjeve mundëson ratifikimin e marrëveshjeve dhe këto barriera tregtare mes dy shteteve nuk do të kenë më bazë ligjore për të ekzistuar”, thotë Zeka.
Kryeministri Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e fundit të qeverive të tyre, kanë premtuar se do t’i eliminojnë të gjitha barrierat tregtare që kanë bizneset e dy shteteve.
Ndër vite, Kosova dhe Shqipëria kanë investuar miliarda euro në infrastrukturën rrugore që i lidh ato. Vlera e produkteve të shkëmbyera midis dy vendeve dallon. Në vitin 2020, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej afro 200 milionë eurosh, ndërsa Kosova në Shqipëri mallra në vlerë prej mbi 110 milionë eurosh. Të dhënat për vitin 2021 nuk janë publikuar ende. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë