LAJMI I FUNDIT:

Policia sqaron suspendimin e policit Hoxha: Jemi strukturë apolitike – zyrtarët duhet të përmbahen nga komentet

Policia sqaron suspendimin e policit Hoxha: Jemi strukturë apolitike – zyrtarët duhet të përmbahen nga komentet

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me suspendimin për tre ditë të policit Amir Hoxha.

Përmes një komunikatë për medie, nga Policia e Kosovës kanë thënë se zyrtari është suspenduar nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ “Për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës” 04/2019, përkatësisht neni 24, paragrafi 1.17, është suspenduar një zyrtar policor. Vendimi mbi suspendimin në kohëzgjatje deri në tri (3) ditë, është marrë për zyrtarin policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra Prishtinë), nën dyshimet për shkelje disiplinore të sanksionuar sipas udhëzimit të sipërshënuar”, thuhet në komunikatë.


Sindikata do të kërkojë sqarim për arsyet e suspendimit të policit Hoxha - mbështesin kërkesën e tij për shujtat
Lexo po ashtu Sindikata do të kërkojë sqarim për arsyet e suspendimit të policit Hoxha - mbështesin kërkesën e tij për shujtat

Ndërkaq, po ashtu thuhet se “policia është strukturë apolitike në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim në orientimet e tyre andaj të gjithë zyrtarët e saj duhet të përmbahen nga komente qofshin ato politike apo të llojeve të tilla të sanksionuara me udhëzimet administrative”.

Ndryshe, nga Sindikata e Policisë së Kosovës kanë thënë se do të kërkojnë sqarim në lidhje me këtë suspendim, ndërkaq e thanë se e mbështesin kërkesën e tij për shujtat e policëve.

Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri i ka thënë Telegrafit se polici Amir Hoxha do ta ketë përkrahjen e plotë të tyre në lidhje me kërkesën, ndërkaq sa i përket suspendimit, ai tha se nuk e di se si ka ardhur deri tek ky vendim.

Zeqiri sqaroi se ekziston një urdhëresë që ua ndalon policëve të postojnë fotografi me uniformë në rrjete sociale dhe të bëjnë komente politike, por siç deklaroi ai nuk e di nëse vlerësimi është bërë në bazë të asaj urdhërese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori