LAJMI I FUNDIT:

Sindikata do të kërkojë sqarim për arsyet e suspendimit të policit Hoxha – mbështesin kërkesën e tij për shujtat

Sindikata do të kërkojë sqarim për arsyet e suspendimit të policit Hoxha – mbështesin kërkesën e tij për shujtat

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Amir Hoxha është suspenduar për shkak të një postimi në rrjete sociale, ku kërkonte të drejtën e tij për të marrë pagesat për shujta të policëve dhe se ka kritikuar shpenzimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës kanë thënë se do të kërkojnë sqarim në lidhje me këtë suspendim, ndërkaq thanë se e mbështesin kërkesën e tij për shujtat e policëve.


Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri i ka thënë Telegrafit se polici Amir Hoxha do ta ketë përkrahjen e plotë të tyre në lidhje me kërkesën, ndërkaq sa i përket suspendimit, ai tha se nuk e di se si ka ardhur deri tek ky vendim.

Zeqiri sqaroi se ekziston një urdhëresë që ua ndalon policëve të postojnë fotografi me uniformë në rrjete sociale dhe të bëjnë komente politike, por siç deklaroi ai nuk e di nëse vlerësimi është bërë në bazë të asaj urdhërese.

“Urdhëresa thotë “U ndalohet të gjithë pjesëtarëve të policisë të postojnë fotografi me uniformë dhe të bëjnë komente politike në rrjetet sociale”. Kjo ka qenë fokusi i urdhëresës. Tash a e kanë vlerësuar ata se ka bërë koment politik a jo, nuk e di. Kërkesa e tij sa i përket shujtës është shumë e drejtë dhe ne si Sindikatë kemi me mbrojt kërkesën e tij, ai do ta ketë mbrojtjen e sindikatës”, tha Zeqiri për Telegrafin.

Kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe u ankua se nuk po marrin shtesat e shujtave, suspendohet për tri ditë nga puna polici Hoxha
Lexo po ashtu Kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe u ankua se nuk po marrin shtesat e shujtave, suspendohet për tri ditë nga puna polici Hoxha

Ndërsa për mes komunikatës për medie nga kjo Sindikatë kanë thënë se rastet e fundit të suspendimit të policëve kanë qenë shqetësuese për sindikatën dhe do të kërkojnë sqarim për arsyet e suspendimit.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është në mbrojtje të të gjithë pjesëtarëve të policisë në të gjitha kërkesat e tyre ligjore si dhe do t’i mbrojë të gjitha veprimet ligjore të përcaktuara me urdhëresa, udhëzime dhe autorizime ligjore. Sindikata e Policisë do të monitoroj çdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policor qoftë sipas kërkesës së tyre apo edhe kur ka ndonjë kontest se ndonjërit po i bëhet e pa drejtë. Rastet e fundit të suspendimit të policëve kanë qenë shqetësuese për sindikatën dhe do të kërkojmë sqarim për arsyet e suspendimit”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq polici Hoxha ka njoftuar përmes Facebook-ut se suspendimi i është bërë me arsyetimin se ka kryer vepër penale, apo shkelje të rëndë disiplinore.

“Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam  kryer vepër penale apo shkelje të rëndë disiplinore, e që me sa di unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës “fjala e lirë apo shprehja e një pakënaqësie e cila është e bazuar në ligj” nuk paraqet vepër  penale. Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjalës sime me ndërgjegje  dhe me përgjegjësi  të plotë prapa postimit tim në lidhje me diskriminimin e kundërligjshëm  që po na bëhet në pagë, që për këtë edhe kam bërë padi në Gjykatën Themelore”, shkruan Hoxha.

IPK: Suspendimi i policit është bërë nga Policia e Kosovës, ne nuk e rekomanduam
Lexo po ashtu IPK: Suspendimi i policit është bërë nga Policia e Kosovës, ne nuk e rekomanduam

E lidhur me këtë ka sqaruar sot Inspektorati Policor i Kosovës, duke thënë se IPK nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës.

IPK thekson se rekomandimi për suspendim nga IPK bëhet në rastet e hetimit të veprave penale dhe kur është në interes të procedurës hetimore – penale.

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me suspendimin për tre ditë të policit Amir Hoxha.

Policia sqaron suspendimin e policit Hoxha: Jemi strukturë apolitike - zyrtarët duhet të përmbahen nga komentet
Lexo po ashtu Policia sqaron suspendimin e policit Hoxha: Jemi strukturë apolitike - zyrtarët duhet të përmbahen nga komentet

Përmes një komunikatë për medie, nga Policia e Kosovës kanë thënë se zyrtari është suspenduar nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ “Për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës” 04/2019, përkatësisht neni 24, paragrafi 1.17, është suspenduar një zyrtar policor. Vendimi mbi suspendimin në kohëzgjatje deri në tri (3) ditë, është marrë për zyrtarin policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra Prishtinë), nën dyshimet për shkelje disiplinore të sanksionuar sipas udhëzimit të sipërshënuar”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori