LAJMI I FUNDIT:

Kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe u ankua se nuk po marrin shtesat e shujtave, suspendohet për tri ditë nga puna polici Hoxha

Kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe u ankua se nuk po marrin shtesat e shujtave, suspendohet për tri ditë nga puna polici Hoxha

Është suspenduar nga puna për tri ditë, polici Amir Hoxha, i cili kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe që i njëjti shprehu pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët.

Polici Hoxha përmes një postimi në Facebook, ditën e premte kishte shkruar se nuk janë duke marrë shtesat për shujta, përkundër se iu takojnë me ligj, transmeton Telegrafi.


Sipas Hoxhës, për këto ankesa që ka bërë ai është suspenduar përkohësisht nga puna.

“Paratë e shujtave për Policinë si dhe shtesat për punë jashtë orarit nuk jemi duke i marrë përkundër se na takojnë me ligj, me arsyetim të mungesës së buxhetit , por besa nuk paskan pas faj se rezervarët e karburantit të deputeteve që në emër të modestisë dhe gënjeshtrave publike gjatë fushatave politike fituan ulëse dhe privilegje qenkan me primare”, kishte shkruar polici Hoxha ditë më  parë.

Ndërsa, më poshtë  gjeni reagimin e tij të plotë pas suspendimit:

Miq të nderuar:

Sapo mora njoftimin për suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditësh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time për mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë .

Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer vepër penale apo shkelje të rëndë disiplinore, e që me sa di unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës “fjala e lirë apo shprehja e një pakënaqësie e cila është e bazuar në ligj” nuk paraqet vepër penale .

Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjalës sime me ndërgjegje dhe me përgjegjësi të plotë prapa postimit tim në lidhje me diskriminimin e kundërligjshëm që po na bëhet në pagë, që për këtë edhe kam bërë padi në Gjykatën Themelore .

Deri sot të paktën kam besuar se jetoj në një vend demokratik, dhe se fjala e lirë mbrohet dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm në regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj, që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veçanti dhe shoqërisë ne përgjithësi .

Mirëpo në këtë pikë pasna gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta që vet i përdor për ruajtjen e qenësisë së po atij pushteti .

Kërkesat e mija të ligjshme do t’i adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke i përfshi gjykatat, ombuspersonin si dhe organizatat që merren për mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore të njeriut .

Me respekt Zyrtari Policor nën masën e suspendimit :

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori