LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Tahiri dënohet me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre

Ish-ministri Tahiri dënohet me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre
Foto: Arkiv

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në Shqipëri ka zbardhur sot vendimin për të dënuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg.

GJKKO u shpreh se provohet lidhja e Tahirit me pjesëtarë të bandës kriminale Habilaj, vëllezërit Moisi dhe Artan Habilaj.

Po ashtu Gjykata tha se është verifikuar se Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar shtetin.


Tahiri u dënua me 5 vite burg por për shkak te gjykimit te shkurtuar do të kryej vetëm 3 vite e 4 muaj burg.

Pas seancës Tahiri është shoqëruar për në qelinë e paraburgimit në burgun “313” në Tiranë.

Dënimi i Tahirit vjen pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin.

Sipas Zërit të Amerikës, kjo është hera e dytë që çështja ndaj Tahirit trajtohet në Apel, pas një procesi të gjatë gjyqësore. Në vitin 2019, ai u dënua në Shkallë të Parë nga Gjykata, e cila rrëzoi akuzat e Prokurorisë dhe e cilësoi atë fajtor për shpërdorim të detyrës. Dënimi prej 5 vitesh burgim, u konvertua në shërbim prove për 3 vjet e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit nga ana e saj, në qershor të vitit 2020, e riktheu për rishqyrtim në Shkallë të Parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e Lartë, pasoi, vitin e kaluar, me prishjen e atij vendimi për shkak të “shkeljeve proceduriale” gjatë procesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel, me një tjetër trupë gjykuese, e cila pritet të shprehet përfundimisht më 4 shkurt.

Ish-ministri u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove.

Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.

Grupi kriminal i Habilajve akuzohet për trafik të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori