LAJMI I FUNDIT:

Publikon fotografi nga Hungaria, Getinjo befason me rrëfimin: Tri herë kam rënë në burgjet e këtij shteti

Publikon fotografi nga Hungaria, Getinjo befason me rrëfimin: Tri herë kam rënë në burgjet e këtij shteti
Foto: Getinjo/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka bërë së fundmi një vizitë në shtetin e Hungarisë.

Ai ka shijuar një shëtitje të gjatë në qytetin e bukur të Budapestit, teksa ka ndarë me ndjekësit e tij disa imazhe nga momentet e këndshme që po kalon atje.

E teksa ka publikuar një fotografi nga kryeqyteti hungarez, në mbishkrimin e saj, reperi nga Ferizaj dha disa detaje mjaft interesante nga e kaluara e tij.


Getinjo shkroi se ka qenë plot tri herë rastet kur ai ka përfunduar në burgjet e këtij shteti.

Kjo sipas shkrimit të reperit mendohet të ketë ndodhur në kohën kur shqiptarët tentonin kalim kufirin ilegalisht për të dalë në Evropë dhe Hungaria ka qenë një nga shtetet që ka shërbyer si ‘bypass’ në këtë qëllim.

Foto: Getinjo/InstaStory

“Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar maltretimin, njëri prej tyre edhe unë. Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tri herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, ka shkruar Getinjo në InstaStory.

Nuk dihet saktë se në cilën periudhë mund të ketë ndodhur ngjarja në fjalë në jetën e reperit, megjithatë sido që të jetë, ai duket i lumtur që tashmë gëzon dokumentacion të plotë të lëvizjes së lirë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

Magazina
E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’

E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë

“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë", Gjesti vjen me një justifikim të çuditshëm gjatë debatit të tyre

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Kalo në kategori