LAJMI I FUNDIT:

Kush janë prindërit e Georgina Rodriguez – babai i dënuar për trafik droge, nëna jeton në Itali

Kush janë prindërit e Georgina Rodriguez – babai i dënuar për trafik droge, nëna jeton në Itali
(Foto: The Sun)

Pas premierës së serialit dokumentar, “Soy Georgina”, që flet për jetën e të dashurës së Cristiano Ronaldos, publiku vazhdon të interesohet për të shkuarën e Georgina Rodriguez.

Veçanërisht ka qenë interesante për mediat britanike të hetonin se cilët ishin prindërit e saj dhe doli se historia për ta ishte më interesante nga sa prisnin. Babai i bukuroshes ishte argjentinas dhe nëna e saj spanjolle.

Jorge Rodriguez ka qenë mbret i kokainës dhe kanabisit, i cili kaloi dhjetë vjet në burg. Ai e kreu dënimin në Spanjë për dy vepra penale.


(Foto: Instagram/georginagio)

Babai i Georginas u dënua me 11 vjet burg në vitin 2003 për planifikimin e kontrabandës së kokainës nga Spanja në Francë.

Si dukej partnerja e Cristiano Ronaldos kur punonte si shitëse në ‘Gucci’?
Lexo po ashtu Si dukej partnerja e Cristiano Ronaldos kur punonte si shitëse në ‘Gucci’?

Edhe pse u lirua me kusht nga burgu në vitin 2008, ai u rikthye shpejt papa grilave, pasi me bashkëpunëtorët e tij kontrabanduan kanabis nga Maroku në Spanjë.

(Foto: Instagram/georginagio)

Jorge u nda nga jeta në vitin 2019 në moshën 70 vjeçare. Thuhet se kishte vuajtur nga komplikimet pas një goditjeje në tru që pati dy vjet e gjysmë para vdekjes.

U tha se e harroi familjen pasi u njoh me Ronaldon, Georgina Rodriguez falënderon publikisht të ëmën dhe motrën pas publikimit të “Soy Georgina”
Lexo po ashtu U tha se e harroi familjen pasi u njoh me Ronaldon, Georgina Rodriguez falënderon publikisht të ëmën dhe motrën pas publikimit të “Soy Georgina”

Nëna e Georginas është Ana Maria Hernandez, për jetën e të cilës nuk dihet shumë, por dihet se aktualisht jeton në Itali. /Telegrafi/