Arjola Demiri është një prej banoreve më të komentuara të shtëpisë së Big Brother VIP.
Aktorja e cila ka jetuar për një periudhë kohe në Kosovë, e ka shprehur disa herë dashurinë dhe mirënjohjen e saj ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mu për këtë arsye, Demiri ka veshur disa herë në shtëpi bluzën me stemën e UÇK-së, teksa njëlloj ka bërë edhe gjatë kësaj jave, në të cilën është në televotim së bashku me: Donaldin, Beniadën, Einxhelin dhe Monikën.
Në rrjetet sociale ka filluar të komentohet paraqitja e Arjolës me bluzën “Liria ka emër”, teksa në llogarinë personale të saj në Facebook dhe Instagram është publikuar një mesazh, i cili ka qenë shqetësim i një fansi për të pyetur nëse është e vërtetë që ajo po e veshë atë sa herë që është nominim.
Administruesit e llogarisë së saj zyrtare në Facebook dhe Instagram, kanë bërë një reagim publik në lidhje me këtë pjesë, duke sqaruar se si qëndron e vërteta rreth patriotizmit të aktores.
“Arjola në zemër mbanë UÇK-në e Kosovën e s’i merr leje askujt! Ajo nderon Malësinë e Gjakovës, Kosovën e gjithë Shqipërinë me atë që përfaqëson dhe shpreh dashurinë dhe prapë s’e ndalon jo një Enver, po një milion të tillë. Stop përdorimit të nacionalizmit të rremë, në dëm të saj. Në një rast të tillë nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve. Kosovën e ka dashur që ditën kur lindi, kur ende s’e dinte fatin e vet….dhe luftën e saj e ka ndjerë po aq sa ju Enver sepse është bijë Tropoje! Në profilin e saj në bio, nuk ka ekzistuar formati BBV kur ka qenë flamuri i Kosovës aty! Ajo atë bluzë ka 100 ditë që e veshë, dy herë ka qenë në nominim edhe dy mijë vjet në mos jetoftë, ajo, nipërit dhe mbesat e saj do e veshin! Bëni një shëtitje nëpër intervistat e saj të mëparshme e shikoni sa e do atë lum Kosove! Kosovë loçkë ta dua atë zemër, jo votën, se unë jam e juaja, e vota është e huaja! Krenarë”, shkruhet në sqarimin e publikuar në faqen e aktores tropojane. /Telegrafi/
View this post on Instagram
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje