LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Sot nuk pritet ndonjë vendim për masat kundër coronavirusit

Krasniqi: Sot nuk pritet ndonjë vendim për masat kundër coronavirusit
Foto: Arkiv

Elbert Krasniqi,  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, ka deklaruar se sot nuk pritet ndonjë vendin për masat anti-COVID në Kosovë.

Ministri Krasniqi ka konfirmuar se sot do të dëgjohen rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, e nëse do ketë propozime konkrete, të njëjtat do t’i barten për miratim kabinetit qeveritar.

“Sot mblidhemi në Komitetin shtetërorë dhe dëgjohen rekomandimet, raporti dhe propozimet e profesionistëve të fushës, ku ne si qeveritar jemi dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Pastaj propozimet eventuale, i kalohen kabinetit qeveritar për miratim. Pra, në këtë takim nuk ka as ndryshim, as lehtësim masash e as shtrëngim. Më tej, çfarëdo që ka i kalohet kabinetit qeverisës, meqë qeveria vendos”, tha Krasniqi në ‘RADIO 1′.


Tutje ministri Krasniqi, tha se nuk mund të konfirmoi nëse edhe ditën e premte, pritet ndonjë ndryshim masash.

“Nuk kam informacion të tillë e them krejt varet nga propozimet që dalin nga takimi i sotëm”, shtoi ai.

Ndryshe, në cilësinë e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka takuar sot kryetarët e komunave të Kosovës, në një takim të parë për vitin kalendarik 2022,disa prej të për herë të parë, meqë fituan mandatin nga zgjedhjet lokale të 2021-ës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Kalo në kategori