LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Kaçanik një person i kërkuar për vjedhje të pyjeve

Arrestohet në Kaçanik një person i kërkuar për vjedhje të pyjeve

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj pas një informacioni të pranuar inteligjent, sot rreth orës 06:30 në Kaçanik ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.H, i moshës 33 vjeç.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt për veprën penale “Vjedhje e pyjeve”, me dënim burgimi prej 100 ditë.


Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/