LAJMI I FUNDIT:

Rugova jep dorëheqje, FBK i uron suksese për të ardhmen

Rugova jep dorëheqje, FBK i uron suksese për të ardhmen

Granit Rugova ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës.

Rugova e mori këtë detyrë më 15 Gusht 2018, kur vendosi të pensionohet nga basketbolli aktiv dhe të punojë si Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës.

Rugova ka fituar shumë trofe me klubin e Sigal Prishtinës, derisa luajti edhe për Bashkimin, si dhe ishte pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare.


Ai përfundoi me sukses programin FIBA Time Out 2.0, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar u zgjodh si ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv në Ligën Unike.

Për tri vite e gjysmë sa ishte pjesë e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Graniti punoi me përkushtim e përgjegjësi, duke dhënë më të mirën e tij në punë dhe kjo i hapi dyert për suksese tjera.

Ish-basketbollisti i njohur tashmë do të jetë Drejtor në Departamentin e Sportit në Komunën e Prishtinës, një pozitë shumë e rëndësishme për të dhënë kontributin e tij për sportistët prishtinas.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Bordi i FBK-së e falënderojnë për kontributin e tij, duke i uruar shumë suksese në detyrën e re.

/Telegrafi/