LAJMI I FUNDIT:

Biden miraton zyrtarisht vendosjen shtesë të trupave amerikane në Evropë

Biden miraton zyrtarisht vendosjen shtesë të trupave amerikane në Evropë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar zyrtarisht vendosjen shtesë të trupave amerikane në Evropën Lindore dhe Pentagoni pritet të njoftojë se trupat do të vendosen “në ditët e ardhshme”, thanë zyrtarët amerikanë për CNN.

Dislokimet janë shenjë mbështetjeje për aleatët e NATO-s që ndjehen të kërcënuar nga lëvizjet ushtarake të Rusisë pranë Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Pentagoni pritet të njoftojë se mijëra trupa shtesë amerikane do të vendosen në zonat në Evropë. Dislokimet do të përfshijnë afërsisht 2,000 trupa të SHBA-së në Poloni dhe disa mijëra shtesë në vendet juglindore të NATO-s, përfshirë Rumaninë, thanë burimet.


SHBA-ja i ka në gatishmëri të shtuar 8,500 trupa në vend në rast se thirret një Forcë Reaguese e NATO-s dhe forcat amerikane nevojiten shpejt. Por SHBA-ja dhe NATO kanë dhjetëra mijëra trupa të tjera tashmë në Evropë për t’i angazhuar te çdo dislokim shtesë tek aleatët e Evropës Lindore; Disa nga trupat që do të vendosen së shpejti janë tashmë të stacionuar në Evropë, thanë burimet, derisa trupat e tjerë do të vijnë nga ato në SHBA që tashmë janë në gatishmëri të shtuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Kalo në kategori