LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi infektohet me COVID-19, po trajtohet në një klinikë jashtë vendit

Ramiz Kelmendi infektohet me COVID-19, po trajtohet në një klinikë jashtë vendit

Biznesmeni i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka njoftuar se është infektuar me coronavirus dhe se pavarësisht gjendjes stabile, po trajtohet në një klinikë jashtë vendit.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “për shkak të transplantit dhe kujdesit ndaj organit vital të transplantuar kohë më parë, tani më është sugjeruar të shtrihem në një institucion shëndetësorë profesional jashtë Kosovës, për të tejkaluar edhe këtë sfidë”.


“Aktualisht jam mirë, me një temperaturë të lehtë dhe ju falëndroj të gjithë juve që më mbështetët për ti kaluar sfidat shëndetësore të gjertanishme”, ka shkruar Kelmendi, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Kelmnendit:

“Të dashur miq, koleg, afarist e qytetarë,

Covidi tek personat me transplant zgjatë më tepër se tek personat e tjerë dhe kërkon kujdes të veçuar.

Andaj, për shkak të transplantit dhe kujdesit ndaj organit vital të transplantuar kohë më parë, tani më është sygjeruar të shtrihem në një institucion shëndetësorë profesional jashtë Kosovës, për të tejkaluar edhe këtë sfidë.

Aktualisht jam mirë, me një temperaturë të lehtë dhe ju falenddroj të gjithë juve që më mbështetët për ti kaluar sfidat shëndetësore të gjertanishme.

I falënderojë familjarët, kolegët dhe bashkëpunëtorët për kujdesin e treguar gjatë këtyre dy viteve që mos të infektohem, por tani po duket se  kjo valë e Covid 19, ishte më e rrebtë dhe nuk munda ti shpëtoi infeksionit.

Familjes u jam mirënjohës, që edhe pse të gjithë ishin të infektuar shumë kohë më parë, ndaj meje treguan kujdes të shtuar. Andaj, kujdesi dhe vaksinimi, janë vendimtare për të tejkaluar këtë Pandemi” (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori