LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i komedisë “Pallati 176”, Anastas Kristofori

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i komedisë “Pallati 176”, Anastas Kristofori

Të mërkurën është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, aktori i njohur shqiptar Anastas Kristofori.

I njohur më shumë për rolin e tij si ‘Shoku Perikli’ në komedinë e famshme shqiptare “Pallati 176”, aktori Kristofori numëron edhe dhjetëra role tjera të suksesshme në kinematografi.

“Besa e kuqe”, “Vendimi” apo “Misioni përtej detit” janë disa nga filmat më të njohur ku ka luajtur aktori tashmë i ndjerë.


Foto: Teatri Kombëtar

Anastas Kristofori u bë i njohur me dramën “Arturo Ui”, por u duartrokit për herë të fundit nga spektatori i Teatrit në vitin 2014, në shfaqjen “Liri në Bremen”.

Aktori i shpallur “Artist i merituar” do të përcjellët në banesën e fundit në Vuno, fshatin ku edhe lindi.

Mediat në Shqipëri raportojnë se varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
G Bani flet në studio pas përjashtimit: Nuk e sulmoi një shqiptar i Shqipërisë një të Kosovës - unë vet kam prejardhje të largët nga Gjakova

G Bani flet në studio pas përjashtimit: Nuk e sulmoi një shqiptar i Shqipërisë një të Kosovës - unë vet kam prejardhje të largët nga Gjakova

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Jozi në studion e BBVA, flet për përjashtimin pas fyerjes së Gjestit: Më vret fakti që është marr si ofendim ndaj bashkëkombësve tanë

Jozi në studion e BBVA, flet për përjashtimin pas fyerjes së Gjestit: Më vret fakti që është marr si ofendim ndaj bashkëkombësve tanë

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Kalo në kategori