LAJMI I FUNDIT:

Kurti i përgjigjet Lajçakut: Nuk frikësohemi për Asociacionin, por jemi të kujdesshëm

Kurti i përgjigjet Lajçakut: Nuk frikësohemi për Asociacionin, por jemi të kujdesshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e emisarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili gjatë ditës së sotme ka thënë se Kosova nuk duhet të frikësohet nga Asociacioni, duke shtuar se “askush nuk dëshiron një ‘Republikë serbe’ në Kosovë”.

Kryeministri Kurti ka theksuar se Kosova nuk frikësohet nga Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, por se Qeveria është e kujdesshme, transmeton Telegrafi.

“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me Qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne ju shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interes i shtetit tonë të pavarur i Republikës sonë demokratike e sovrane, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria”, tha Kurti për media, raporton Telegrafi.


Kurti tha se janë të gatshëm për dialog, i cili do të përfundojë me njohje reciproke.

“Ne kemi dhënë propozimet tona në Bruksel, dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme të dialogut, me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndosh. Marrëveshja duhet të arrihet, nuk bëjmë dialog për dialog, Marrëveshja për normalizim të plotë duhet ta ketë në qendër njohjen reciprok”, shtoi ai.

Këtp komente kryeministri Kurti i ka bërë sot gjatë vizitës në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës.

Ndryshe, i dërguari i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak në konferencën për media ka thënë se Kosova është palë e barabartë në dialog dhe se nuk duhet t’i frikësohet krijimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori