LAJMI I FUNDIT:

Lajçak për Asociacionin: Askush nuk dëshiron një “Republikë serbe” në Kosovë

Lajçak për Asociacionin: Askush nuk dëshiron një “Republikë serbe” në Kosovë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në konferencën për media ka thënë se Kosova është palë e barabartë në dialog dhe se nuk duhet t’i frikësohet krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajçak më tej theksoi se askush nuk e dëshiron një “republikë serbe” në Kosovë.

“Nuk përjashtojmë asnjë rezultat. Nuk imponojmë asnjë rezultat. I takon Kosovës dhe Serbisë të bien dakord se cili do të jetë ai rezultat përfundimtar”, tha ai, duke shtuar se mandati i tij është lehtësimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.


I dërguari i BE-së ka folur edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kosova është palë e barabartë në dialog… që nënkupton se asgjë nuk mund t’i imponohet Kosovën pa dakordimin për të. Unë dëgjoj shpesh shprehjen se nuk duam një ‘Republikë të dytë serbe’ në Kosovë dhe besoj se e kemi bërë të qartë shumë herë se askush nuk e dëshiron këtë”, u shpreh Lajçak.

Ai tha se ka një parim universal që thotë se marrëveshjet që janë dakorduar duhet të zbatohen. “Po e themi në Prishtinë, dhe kemi thënë në Beograd…Keni zbatuar shumë prej tyre, por ka diçka që nuk e keni zbatuar, si për shembull Asociacionin”, shtoi tutje ai.

“Por pse të mos e ndryshojmë narrativën, në vend se të themi çka nuk duam, pse të mos themi çka duam…Këshilla ime është mos u frikësoni nga diçka që nuk ekziston, askush nuk do t’ua imponoj këtë… keni vetëbesim… Nuk ka asnjë arsye të frikësoheni…”, tha tutje i dërguari i BE-së për dialogun.

Lajçak ka folur edhe për zgjedhjet e prillit në Serbi dhe mundësinë për “mbajtjen e tyre në Kosovë”.

“Çfarë vendimi për zgjedhjet e prillit do të kenë ndikim në dialog dhe në atmosferë. Në parim njerëzit duhet të kenë të drejtën e votës….”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëmtimi i kanalit në Ibër-Lepenc, Rizvanolli: Intervenimet kanë përfunduar, mund të ketë reduktime të ujit gjatë ditës

Dëmtimi i kanalit në Ibër-Lepenc, Rizvanolli: Intervenimet kanë përfunduar, mund të ketë reduktime të ujit gjatë ditës

Lajme
Një talente shqiptare për rrjetet sociale, Bleranda Musa certifikohet nga Meta

Një talente shqiptare për rrjetet sociale, Bleranda Musa certifikohet nga Meta

Lajme
Zjarr në Prishtinë - digjen tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio

Zjarr në Prishtinë - digjen tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio

Kronika e Zezë
Sulmi në Ibër-Lepenc, Hovenier: Mbështesim autoritetet kosovare - SHBA nuk spekulon se kush është fajtori

Sulmi në Ibër-Lepenc, Hovenier: Mbështesim autoritetet kosovare - SHBA nuk spekulon se kush është fajtori

Lajme
Çfarë tha në Gjykatë i pandehuri për sulmin terrorist kundër kanalit të Ibër-Lepencit?

Çfarë tha në Gjykatë i pandehuri për sulmin terrorist kundër kanalit të Ibër-Lepencit?

Lajme
Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Kurti në takim me ambasadorët e huaj në Kosovë

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Kurti në takim me ambasadorët e huaj në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori