LAJMI I FUNDIT:

Miqësorja Shqipëri-Gjeorgji zhvillohet më 29 mars në ‘Air Albania’

Miqësorja Shqipëri-Gjeorgji zhvillohet më 29 mars në ‘Air Albania’
(Foto: LSAPHOTO/fshf.org)

Stadiumi kombëtar ‘Air Albania’ do të mirëpresë ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji. Miqësorja e planifikuar të zhvillohet më 29 mars mes dy përfaqësueseve do të luhet në Tiranë, duke nisur nga ora 18:00.

Dy federatat anëtare kanë arritur dakordësinë për stadiumin dhe orarin, pasi arritën më parë marrëveshjen për të zhvilluar këtë sfidë miqësore, në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve që do të nisë nga muaji qershor, me Shqipërinë që është pjesë e grupit B2 në Ligën B, së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.


Kjo do të jetë miqësorja e pestë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që në total kanë zhvilluar 13 ndeshje mes njëra-tjetrës, ku nëntë ndeshje kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Evropianit dhe Botërorit, ndërsa katër prej tyre kanë qenë miqësore.

Përpara përballjes me Gjeorgjinë, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore më 26 mars ndaj Spanjës.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, kjo ndeshje do të zhvillohet në Spanjë, në stadiumin “RCDE”, që është shtëpia e skuadrës së Espanyolit në Barcelonë, duke nisur nga ora 19:00.

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori