LAJMI I FUNDIT:

Në duelin kryesor të mbrëmjes mes “Njeriut më të Frikshëm në Botë” dhe “Hulkut Iranian”, do të boksojë edhe Patrice Evra

Në duelin kryesor të mbrëmjes mes “Njeriut më të Frikshëm në Botë” dhe “Hulkut Iranian”, do të boksojë edhe Patrice Evra

Kur futbollistët pensionohen nga futbolli, në të shumtën e rasteve përqendrohen sërish aty, duke marrë rolin e trajnerit ose drejtorit sportiv.

Por, për Patrice Evran gjërat po ndryshojnë dhe dëshiron të nis karrierën si boksier, derisa e ka edhe afër duelin e parë.

Vendi, data dhe pjesë nga stërvitjet e 'çmendura': Gjithçka që duhet të dini për meçin e dekadës mes Ford dhe Gharibi
Lexo po ashtu Vendi, data dhe pjesë nga stërvitjet e 'çmendura': Gjithçka që duhet të dini për meçin e dekadës mes Ford dhe Gharibi

40-vjeçari, që është pensionuar nga futbolli në vitin 2019, do të boksojë në “02 Arena” më 2 prill, kanë njoftuar mediat angleze të hënën mbrëma. Evra po e mban formën, ndonëse është pensionuar dy vjet më parë nga futbolli.


Dueli kryesor i asaj mbrëmjeje do të jetë në mes të “Njeriut më të Frikshëm në Botë” dhe “Hulkut Iranian”.

'Njeriu më i frikshëm në Planet' i thotë Hulkut iranian të veshë "pantallonat më të gjatë" pasi do ta godet pamëshirshëm
Lexo po ashtu 'Njeriu më i frikshëm në Planet' i thotë Hulkut iranian të veshë "pantallonat më të gjatë" pasi do ta godet pamëshirshëm

Natyrisht se përveç kësaj përballje të zjarrtë, vëmendje do të merr edhe ish-futbollisti francez, duke shikuar cilësitë e tij prej boksieri.

Sipas The Mirror, kundërshtari i Evras nuk është caktuar ende. /Telegrafi/