LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit në Maqedoni sot ju kthehen bankave shkollore

Nxënësit në Maqedoni sot ju kthehen bankave shkollore
Foto: Ilustrim

Pas pushimeve dimërore njëmujore, rreth 255 mijë nxënës në Maqedoninë e Veriut sot kthehen në shkollë për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2021/2022.

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe vlerësimit se vendi është në valë të infeksionit nga COVID-19, mësimet nuk kanë nisur më 20 janar siç ishte planifikuar, por është shtyrë për dhjetë ditë me rekomandim të Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave dhe vendim të Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përkundër fillimit të vonuar, viti shkollor 2021/2022 do të përfundojë në afatin e rregullt – 10 qershor 2022 dhe për këtë Qeveria në një seancë tashmë ka përcaktuar numrin e ditëve mësimore në rrethana emergjente. Në të gjitha shkollat ​​(fillore dhe të mesme) janë përcaktuar 172 ditë mësimi, me përjashtim të gjimnazistëve të vitit të fundit për të cilët janë përcaktuar 158 për shkak të detyrimeve për maturën shtetërore dhe dhënies së dy provimeve eksterne të planifikuara në datat 4 dhe 13 qershor.


Qëndrimi i autoriteteve shëndetësore dhe arsimore është që viti shkollor, si në gjysmëvjetorin e parë, të vazhdojë me prezencë fizike, me aplikimin e protokolleve shëndetësore, ndërsa më tej nuk përjashtohen skenari i kombinuar – mësim online dhe mësim me ndërrime.

Ambasada e Parë e Fëmijëve “Megjashi”, Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe partia opozitare OBRM-PDUKM kërkuan këto ditë nga Qeveria që ta rishqyrtojë vendimin dhe të vazhdojë mësimin online, sepse shifrat e të infektuarve të rinj me COVID-19 janë të larta, riinfeksionet janë të shpeshta për shkak të përhapjes së shpejtë të llojit omicron.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, vendimi është marrë pasi është vlerësuar se situata epidemiologjike mundëson mësimdhënie me prezencë fizike.

“Sipas të dhënave tona, për momentin nuk ka nevojë për mësim online. Situata epidemiologjike ndryshon çdo javë, dhe bazuar në ato të dhëna, ne marrim vendimet”, tha Sali të premten kur njoftoi skrining të rastësishëm te studentëve, si masë parandaluese.

Ai dje bëri të ditur se Komisioni për Sëmundjet Infektive sot në mbledhje do të vendosë se si dhe kur do të realizohet skriningu nëpër shkolla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Kronika e Zezë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

Shëndetësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Ahmeti: Shqiptarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe që e fituam me gjak e sakrificë

Ahmeti: Shqiptarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe që e fituam me gjak e sakrificë

Lajme
Kalo në kategori