Einxhel Shkira tregon pse u rikthye në Big Brother VIP: Kujt t’i shkoja në shtëpi, nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë
Foto: Top Channel
Para 3 vitesh
Linku i lajmit u kopjua
Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ditë më parë pësoi një aksident të rëndë në shtëpinë e Big Brother VIP, teksa po luante me një orendi nga e cila u rrëzua.
Pas kësaj, prezantuesja shqiptare u detyrua të largohej të shtëpia e famshme për të iu nënshtruar një operacioni, i cili përfundojë me sukses.
Gjatë kohës sa ishte në spital ajo pati edhe një lidhje direkte gjatë spektaklit të së premtes, ndërsa tashmë ajo është rikthyer në shtëpinë e BB VIP dhe banorët e tjera po kujdesën për të.
Por, Einxhel gjatë një diskutimi me Monikën dhe Beniadën u shpreh se arsyet pse u kthye ishin se nuk dëshironte të qëndronte në spital dhe se në shtëpinë e saj nuk mund të kthehej në këtë gjendje pasi nuk do mund të kujdeseshin për të.
“Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që mezi ecën nga këmba, do më kishin dhe mua… Më thanë të rrija ca ditë në spital por nuk mund t’i torturoja njerëzit se i bie që produksioni të rrinte gjithë kohë në spital. Unë në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi…kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një”, është shprehur moderatorja.
Kujtojmë që Einxhel edhe më parë ka folur për familjen e saj dhe nënën e cila ka kaluar nëpër disa problem shëndetësore.
Ndërkohë, kujtojmë që edhe pak javë kanë mbetur deri tek finalja e madhe e cila do të mbahet më 18 shkurt.
Banorët janë në garë për çmimin prej 100 mijë eurosh, ndërsa finalistët e tjerë do të fitojnë nga 10 mijë secili. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.