LAJMI I FUNDIT:

E dashura e Don Xhonit me mesazh për konfliktet e fundit nga Rusia: Mund të zgjidhen në mënyrë paqësore, jo me luftëra

E dashura e Don Xhonit me mesazh për konfliktet e fundit nga Rusia: Mund të zgjidhen në mënyrë paqësore, jo me luftëra
Foto: Instagram

Ariana Lirey është bërë e famshme për publikun shqiptar në sajë të reperit nga Drenica, Don Xhoni.

Kjo pasi dyshja po shijojnë një lidhje dashurie prej shumë kohësh, ndërsa para pak javësh kaluan edhe një pushim së bashku në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai.

Madje, modelja ruse këto ditë tregoi në një postim në InstaStory se po mëson gjuhën shqipe.


View this post on Instagram

A post shared by @arianalirey

Megjithatë, Lirey ka bërë një tjetër postim natën e sotme (e diel) duke thënë se Rusia çdo konflikt mund ta zgjidh në mënyrë paqësore, jo me luftëra.

Këtu ajo ka cekur saktë për raportet mes Rusisë dhe shtetit shqiptar.

Më poshtë postimi i plotë i Ariana Lirey:

“Unë mendoj se çdo person mbron të drejtat dhe vendin e tij. Por duke pasur parasysh situatën në vend, urrejtja është marrëzi. Rusia konsiderohet si vendi më i madh në botë. Çdo konflikt politik zgjidhet në mënyrë paqësore, jo me luftëra. Kjo është arsyeja pse ne mund të lëvizim në botë pa asnjë ndalim qarkullimi. Qoftë Shqipëria apo Serbia. Unë nuk e konsideroj këtë temë për të diskutuar pikëpamjet e mia për jetën.

Rusia luftoi me Gjermaninë për 4 vite. Ne e fituam këtë luftë, por çdo gjerman është i mirëpritur në vendin tonë.

Qielli i qetë mbi kokën tuaj duhet të jetë çdo kund. Kjo është gjithçka që doja të them”. /Telegrafi/

Ariana Lirey (Foto: Instagram)