LAJMI I FUNDIT:

Stuhia e të ftohtit shkakton situatë kaotike në SHBA, dhjetëra mijëra shtëpi mbesin pa energji elektrike – pesë shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Stuhia e të ftohtit shkakton situatë kaotike në SHBA, dhjetëra mijëra shtëpi mbesin pa energji elektrike – pesë shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Rreth 70 milionë amerikanë janë goditur nga një stuhi e të ftohtit në verilindje të SHBA-ve, ku erërat e “akullta” kanë paralizuar trafikun dhe ia kanë marrë jetën një shoferi veri të New Yorkut.

Kryetari i New Yorkut, Eric Adams, ka vizituar mbrëmë Bronxin, ku u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre duke i paralajmëruar se nuk mund “të shtyhen me nënën natyrë”, transmeton Telegrafi.

Pesë shtete amerikane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e deri më tani në SHBA janë anuluar mbi 6000 fluturime. Kjo është stuhia e dytë e të ftohtit që po godet në verilindje të SHBA-ve, kur në fillim të janarit u godit nga Georgia e deri në Quebec. Dhjetëra mijëra njerëz, si pasojë e të ftohtit kanë mbetur pa energji elektrike.


Në Atlantic City dhe New Jersey të enjten janë regjistruar të reshura rekord të borës, duke arritur trashësia në 84 centimetra. Rekordi i mëparshëm që goditi këtë zonë ishte janari i vitit 1987 me 52 centimetra.

Në parkun e New Yorkut janë evidentuar reshje të mëdha të borës. Vetëm mbrëmë trashësia e borës ka shkuar në 19 centimetra, duke lënë pas rekordin e vitit 1904 që ishte 12 centimetra.

Parashikuesit e motit thanë për CNN, se do të mund të ketë reshje bore deri në dy metra në Long Island dhe Road Island, Masachussetts dhe Neë Hempshire e Meine. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Amerika
Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza

Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza

Amerika
Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Evropa
Marco Rubio: Ukraina dhe Rusia duhet të bëjnë kompromise për të përfunduar luftën

Marco Rubio: Ukraina dhe Rusia duhet të bëjnë kompromise për të përfunduar luftën

Evropa
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Kalo në kategori